☀️
Tiranë 10°C · Kthjellët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $73,667 ▲ +0.64% ETH $2,315 ▲ +2.77% XRP $1.3728 ▲ +0.72% SOL $86.0400 ▲ +0.69%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Kronika

Veliaj: Markata e mishit dhe peshkut gati në fund të vitit

Kanë nisur këtë të premte punimet nga Bashkia e Tiranës për ndërtimin e një markate të re të mishit dhe peshkut, e cila është pjesë e projektit të madh për rikualifikimin e Pazarit të Ri në sheshin “Avni Rustemi”.

Të pranishëm në nisjen e punimeve ishin kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, si dhe kryetari i bordit të Fondit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, Michael Granoff, të cilët inspektuan gjithashtu edhe ecurinë e punimeve për gjithë projektin e Pazarit të Ri. Ata vlerësuan ecurinë e punimeve në pjesën e parë të zbatimit të projektit dhe u shprehën të bindur për përfundimin e punimeve brenda afateve të përcaktuara.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj theksoi se puna e nisur do të vijojë me sistemimin dhe kurimin e të gjitha detajeve, për ta kthyer Pazarin e Ri në një nga zonat më të frekuentuara dhe të rëndësishme të Tiranës.

“Unë e di se projektet e Bashkisë së Tiranës ngjallin shumë debat dhe gjithmonë ka çështje që ia vlejnë të diskutohen. Jam shumë dakord me debatin, për sa kohë që projektet ecin përpara dhe sa kohë që Tirana zhvillohet. Pazari i Ri është një rast ideal ku, përtej debatit, projekti ka ecur përpara. Besoj se deri në fund të këtij vitit do të kemi përfunduar totalisht pjesën e tregut të fruta-perimeve, pastaj bashkë me pjesën e markatës së mishit dhe peshkut, e gjithë kjo hapësirë do të funksionojë si një hapësirë për komunitetin gjatë orëve të pasdites, me restorante, muzikë, artizanët, për aktivitete të ndryshme kulturore, nga të cilat Tirana ka shumë kohët e fundit”, tha Veliaj.

Ai shtoi se projekti jo vetëm që do ta kthejë gjithë këtë zonë në një atraksion turistik për shkak të funksionit që do të marrë në orët e pasdites, duke shërbyer për aktivitete të ndryshme dhe si shëtitore, por edhe do t’i japë vlerë tjetër gjithë pronave rreth Pazarit të Ri. “Kush është banor i zonës së ‘Pazarit të Ri’, te sheshi ‘Avni Rustemi’, i rrugës ‘Qemal Stafa’, tashmë ka një pronë që, sipas agjencive imobiliare, vlen 35% më shumë se sa vlente para një viti. Kaq mjafton për të thënë se investime të tilla ia rrisin vlerën pronës. I jam shumë mirënjohës Fondacionit Shqiptaro-Amerikan sepse provokoi në Tiranë këtë ndryshim, na sfidoi që të bashkoheshim në këtë ide fantastike”, shtoi kryebashkiaku Veliaj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.