☀️
Tiranë 3°C · Kthjellët 30 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.55 ▲1.92%
ARI 4,533 ▲0.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,372 ▲ +0.71% ETH $2,041 ▲ +1.49% XRP $1.3564 ▲ +1.44% SOL $83.5400 ▲ +0.74%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.55 ▲1.92 % ARI 4,533 ▲0.2 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.55 ▲1.92 % ARI 4,533 ▲0.2 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Zgjedhjet lokale 2015

Veliaj me mësuesit dhe edukatoret: Ulje mbipopullimit në shkolla

Kandidati i koalicionit të majtë “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, për Bashkinë e Tiranës, Erjon Veliaj, u takua paraditen e së shtunës me mësues dhe edukatore, në vijim të fushatës elektorale.

Veliaj ka ftuar të pranishmit të bëjnë më shumë për të mbrojtur kulturën arsimore, e cila sipas tij, ndër vite është sulmuar dhe keqpërdorur.

“Kulturës së arsimit i është bërë shumë antikulturë, i është hedhur shumë baltë. Ndaj ju kërkoj të jeni gardianë të së mirës, të një Shqipërie mirënjohëse, që i reziston kulturës së hedhjes së baltës”, ka thënë Veliaj.

Një tjetër problem me të cilin përballen aktualisht shkollat dhe kopshtet në Tiranë është mbipopullimi, për të cilin Veliaj ka premtuar zgjidhjen përmes uljes së pabarazisë qendër-periferi. “Në një shkollë të Tiranës ne kemi trefishin e nxënësve që ka një shkollë mesatare në Shqipëri. Kjo është e patolerueshme. E njëjta situatë është edhe në kopshte. Kjo është një pabarazi në favor të qyteteve që janë larg trendeve të zhvillimit. Duhet të reduktojmë pabarazinë në shkolla dhe kopshte, mes qendrës dhe periferisë”, ka shtuar Veliaj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.