Ekonomia

Veliaj: Muajin tjetër hapim procedurat për kreditë e buta

Bashkia e Tiranës angazhohet zyrtarisht për respektimin e parimit të barazisë me qëllim arritjen e një jete më të mirë për të gjithë banorët pavarësisht gjinisë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe përfaqësuesi i UN Women në Shqipëri, David Saunders, firmosën Kartën Evropiane pёr Barazi të grave dhe burrave nё jetёn vendore. Me nënshkrimin e këtij dokumenti, Bashkia e Tiranës angazhohet publikisht që të hartojë dhe miratojë “Planin e Veprimit për Barazi” dhe ta zbatojë atë në vazhdimësi duke raportuar rregullisht për ecurinë e këtij plani dhe në të njëjtën kohë, bashkia angazhohet të bashkëpunojë me qeveritë lokale dhe rajonale në Europë. Në fillim të fjalës së tij, Kryebashkiaku Veliaj uroi të gjithë vajzat dhe gratë me rastin e 8 Marsit dhe i falenderoi për punën dhe për sakrificat që ato bëjnë. “Jam i lumtur sot për të gjithë zonjat që janë sot. Çmoj shumë punën tuaj edhe uroj që me të njëjtin zell që kemi pasur këtë kohë, të ecim edhe në vazhdim. Beteja e vërtetë nuk është në 8 Mars, beteja e vërtetë fillon nesër, kur nuk është festë, kur nuk ka trëndafila, por beteja për emancipim bëhet akoma më serioze”, tha ai.

Kryebashkiaku Veliaj deklaroi se Bashkia e Tiranës do të bëjë gjithçka që është e mundur për përmirësimin e statusit të gruas në shoqëri dhe për zhdukjen e pabarazisë. Veliaj theksoi se do të merret çdo vendim i nevojshëm për t’u siguruar për zgjidhjen e këtyre problematikave.

“Po t’ju thosha që unë premtoj se do të angazhohem etj, etj, do të tingëlloja si një politikan i rëndomtë që bën premtime elektorale. Unë premtoj që të vazhdoj të bëj atë që kam bërë sot, dje, dhe gjithë këtë një vit e gjysmë apo dhe më përpara në Ministri. Besoj se kemi mjaftueshëm prova që e marrim shumë seriozisht këtë angazhim. Ndaj për ne kjo nuk është një firmë formale, por kjo është një detyrë shtëpie dhe në pikat që ende nuk kemi performuar aq mirë sa edhe pikat që jemi përgjigjur, do të bëjmë çdo gjë që kemi në dorë. Çdo financë që kemi mundësi ta dedikojmë, çdo vendimmarrje që duhet të marrim në këshill bashkiak, që të sigurohemi që kjo çështje ecën përpara”, tha Veliaj duke shtuar se ka ende shumë sfida përpara.

Kreu i Bashkisë njoftoi dhe nisjen muajin tjetër të procedurave për kreditë e buta për të gjitha ato familje në nevojë.

“Ne do të fillojmë nga muaji tjetër do të hapim të gjithë procedurat për kreditë e buta. Momentalisht këshilli bashkiak sapo ka marrë një vendim i cili është zbardhur për rreth 1 mijë kredi të bvuta. Besoj se paqja mendore e një gruaje që është në shtëpi të vet dhe që s’duhet të mendojë se kur do të zërë rrënjë ajo familje, është e pakrahasueshme me ato para që ne kemi vënë mënjanë për ccështjen e kredive të buta”, u shpreh Veliaj.

Karta Evropiane për Barazi të Burrave dhe Grave në Jetën Vendore u drejtohet organeve të qeverisjes vendore dhe rajonale të Europës, të cilat ftohen ta nënshkruajnë dhe të zbatojnë, brenda territorit të tyre, angazhimet e parashtruara në Kartë.  Pavarësisht arritjeve kryesore që ka bërë Shqipëria në fushën e barazisë gjinore dhe fuqizimin e grave, mbeten ende shumë sfida që gratë dhe burrat të gëzojnë të drejta të barabarta në jetën shoqërore, politike apo ekonomike. Nenet e Kartës Europiane për Barazi, paraqesin masa se si bashkitë dhe qarqet mund të punojnë për përmirësimin e barazisë gjinore në fusha të ndryshme të kompetencave të tyre. Me nënshkrimin e Kartës Europiane, bashkitë në Shqipëri mund të përfitojë nga praktikat më të mira europiane duke rritur njëkohësisht prezencën e tyre në nivel Europian si dhe bashkëpunimin në fushën e barazisë gjinore. Deri më sot ky dokument është nënshkruar nga 1500 autoritete vendore dhe rajonale në 33 vende të Europës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button