☀️
Tiranë 3°C · Kthjellët 30 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.55 ▲1.92%
ARI 4,533 ▲0.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,436 ▲ +0.79% ETH $2,046 ▲ +1.68% XRP $1.3574 ▲ +1.51% SOL $83.5200 ▲ +0.74%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.55 ▲1.92 % ARI 4,533 ▲0.2 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.55 ▲1.92 % ARI 4,533 ▲0.2 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Zgjedhjet lokale 2015

Veliaj: Në 21 qershor na duhet një kryetar bashkie për qytetarët

Mungesa e kanalizimeve që shkaktojnë përmbytje sa herë bie shi dhe pallatet pa hipoteka ishin dy nga shqetësimet kryesore për banorët e njësisë nr.8 në Tiranë. Kandidati i majtë për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, dëgjoi problemet e banorëve të kësaj zone të qytetit dhe u premtoi atyre zgjidhje pas 21 qershorit.

“Zgjedhjet në bashki janë për të bërë punë. Nëse njerëzit duan punë, ne jemi gati që t’i hyjmë punës dhe t’i rrimë te koka. Nuk ka mundësi të ketë një qytet ku kryetari i bashkisë i jep vetes leje të bëjë katin e 13-të, ndërkohë që njerëzve të lagjes së vet nuk i jep leje të zhvillojnë pronën e tyre”, tha kandidati Veliaj.

11402311_10153382996921926_8281551776476499554_oAi shtoi se kur prezantoi programin për njësinë nr.8, foli konkretisht për zhbllokimin e hapësirave të zëna, pa asnjë tolerim. “E filluam me INUK-un, por bashkia nuk na mbështeti, madje nuk hoqi as mbetjet e ndërtimeve pa leje në mes të rrugës”, tha Veliaj.

Një banore shprehu shqetësimin për hipotekimin e pallateve, të cilat edhe pse u premtuan nga kryebashkiaku aktual, Lulzim Basha, 4 vjet më parë, nuk u bë asgjë. “Kam shkuar në bashki dhe na ka thënë që nuk kemi çfarë t’i bëjmë, duhet ta bëjë ndërtuesi”, u shpreh ajo.

“Në pallatet ku nuk është bërë hipotekimi, do ta bëjë bashkia. Luli premtoi para katër vitesh se do të hipotekonte 400 pallate. Ligji e thotë qartë: aty ku nuk është bërë kolaudimi dhe dokumentet teknike, duhet t’i bëjë bashkia. Kështu që, bashkia duhet t’i bjerë prapa investitorit sepse njerëzit s’kanë pse vuajnë për pronën e tyre. Meqë ke shkuar te bashkia dhe të kanë kthyer mbrapsht, më datë 21 qershor kthejmë mbrapsht bashkinë dhe marrim një kryetar tjetër”, u përgjigj Veliaj.

Gjithashtu, ai vuri në dukje edhe propozimin për t’i hapur për komunitetin të gjitha shkollat, në mënyrë që ato të vijojnë aktivitetin edhe pas orëve të mësimit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.