Tiranë 9°C · Pjesërisht vranët 20 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 97.81 ▲2.37%
ARI 4,511 ▼2.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
₿ CRYPTO
BTC $69,899 ▼ -0.9% ETH $2,129 ▼ -0.81% XRP $1.4328 ▼ -1.29% SOL $88.8000 ▼ -0.27%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 97.81 ▲2.37 % ARI 4,511 ▼2.05 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 97.81 ▲2.37 % ARI 4,511 ▼2.05 %
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
20 Mar 2026
Breaking
Politika

Veliaj në Njësinë 8: Pse modeli ‘Basha’ nuk duhet ta drejtojë vendin

Në kuadër të riorganizimit për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 18 qershorit, kryebashkiaku Erion Veliaj dhe deputeti i PS, Ervin Bushati, zhvilluan një takim me strukturat e kësaj partie në Njësinë Nr. 8.

Në takimin me anëtarët dhe simpatizantët e kësaj force, Veliaj theksoi rëndësinë e vijimësisë së reformave të ndërmarra ne 4 vitet e fundit. Duke sjellë në vëmendje gjendjen në të cilën e gjeti Tiranën, e cila nga 2011-2015 nuk njohu asnjë investim, Veliaj deklaroi se modeli që përfaqëson Lulzim Basha nuk duhet të drejtojë vendin sepse ai e pati Tiranen per 4 vjet dhe s’beri asgje.

Veliaj renditi një sërë investimesh qe janë kryer në Njësinë Nr. 8 ne dy ditet e fundit, duke e transformuar tërësisht kete njësi, e cila nuk kishte njohur asnjë ndërhyrje nga ana e Bashkisë në 4 vitet e administratës së mëparshme.

“Kemi bërë ristrukturimin urban të bllokut që kufizohet nga rrugët “Memo Meto” dhe “Ferit Xhajko”, rikualifikim të rrugës “5 Maji”, rehabilitim të rrjetit të rrugës “Siri Kodra”, nga unaza deri te kryqëzimi i rrugës “Besa”, rikonstruksionin e rrjetit të ujësjellësit te rruga “Siri Kodra”, rehabilitimin e tregut te “4 dëshmorët”,  e shume investime në rrugë të veçanta. Gjithashtu, kemi pasur vetëm me DPN1, 901 metra katrorë rrugë të asfaltuara, 413 metra katrorë trotuare të riparuara, 427 metra katror trotuare të reja. Kemi bërë rehabilitimin e sistemit ngrohjes në shkollën 9-vjeçare “Dëshmorët e Kombit”, ndërtimin e shkollës së re “Servete Maçi”, kemi filluar rikonstruksionin te “Shkolla e kuqe”, rikonstruksion dhe shtesë kati te çerdhja 13, kopshti nr. 19 te rruga “Musa Maçi, rikonstruksioni i kopshtit nr 6”, tha Veliaj.

Ai përmendi edhe ndërhyrjet për rikonstruksionin e bllokut që kufizohet nga rrugët “Besa”, “Siri Kodra”, “Zenel Bastari”, që përfshin rrugën e Dibrës dhe rruga Bardhyl, si dhe rikonstruksionin e infrastrukturës rrugore që kufizohet nga rrugët “Qemal Stafa”, rruga e Dibrës dhe rruga Bardhyl, rikonstruksionin e shkollës 9-vjeçare “Siri Kodra”, rikonstruksionin e bibliotekës së qytetit nr.3 etj.

Kryebashkiaku u shpreh se dhe në ato pjesë që ende nuk është ndërhyrë tërësisht, po evidentohen problematikat për të krijuar planin e investimeve. Veliaj theksoi se ndryshimi në disa lagje është vetëm çështje kohe. “Nuk ka kaluar një ditë në këto një vit e gjysmë qe të mos kemi bërë një punë konkrete. Pra, është vetëm çështje kohe sa të vijmë ne çdo njesi”, tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.