☀️
Tiranë 5°C · Kthjellët 30 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.11 ▲1.48%
ARI 4,543 ▲0.41%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,545 ▲ +1.12% ETH $2,049 ▲ +2.16% XRP $1.3543 ▲ +1.53% SOL $83.7600 ▲ +1.23%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.11 ▲1.48 % ARI 4,543 ▲0.41 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.11 ▲1.48 % ARI 4,543 ▲0.41 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Zgjedhjet lokale 2015

Veliaj nënshkruan kontratën për rimëkëmbjen e mjedisit me qytetarët e Tiranës

Kandidati për Kryetar Bashkie i Aleancës për Shqipërinë Europiane, Erjon Veliaj nënshkroi sot kontratën me shtatë pika për rimëkëmbjen e mjedisit në Tiranë.

Kandidati Veliaj tha se sistemi mjedisor në Tiranë është një nga më alarmantët në vendin tonë. “Në katër vite nuk është parë asnjë makinë pastrimi të pastrojë kryeqytetin. Në katër vite nuk është parë asnjë hapësirë e re e gjelbër, por janë dëgjuar shumë fjalë e pak vepra. Dhe sot qytetarët e Tiranës nuk duan fjalë, por duan punë”, tha Veliaj.

Sipas tij, Tirana është qyteti më i ndotur në Shqipëri ku humbin jetën çdo vit 500 qytetarë për shkak të problemeve kardiorespiratore. “Është e pabesueshme kur lexon një raport për mjedisin në Tiranë dhe thuhet se në kryeqytet humbin jetën mesatarisht 500 persona në vit për shkak të problemeve me frymëmarrjen. Natyrisht të lind pyetja, çfarë është bërë për ta mënjanuar këtë? Përgjigja është e thjeshtë: Kryetari Bashkisë në Hollandë, Ministri i Mjedisit, ai që ishte emëruar nga Shqupi bëri Gërdecin, çfarë mund të prisnin shqiptarët nga këta të dy. Prandaj dhe vota e 23 Qershorit e dy viteve më parë, ndëshkoi edhe Hollandën edhe shkaktarin  e Gërdecit, duke i dhënë mundësi njerëzve të përgjegjshëm të drejtojnë vendin dhe pikërisht në saj të kësaj përgjegjshmërie unë dua të zotohem për shtatë pika thelbësore për rimëkëmbjen e mjedisit”, tha Veliaj.

Veliaj tha se në Tiranë sot numërohen 102 ditë me ndotje mbi maksimale, shumë herë më shumë se maksimalja europiane, teksa në vendet europiane ky numër nuk shkon më shumë se 30 ditë. “Sot në Tiranë ndotja kap vlera alarmante, 60 mikrokub, teksa niveli maksimal, ku Europa alarmohet duhet 40 mikrokub, pra 50% më shumë se norma e lejueshme, teksa tek kryqëzimi i 21 Dhjetorit ndotja arrin tre herë më shumë se maksimalja”, tha Veliaj.

Kandidati për Bashkinë e Tiranës i Aleancës për Shqipërinë Europiane në optikën e boshllëqëve të vëna re në kryeqytet nga ekipi i tij, u zotua se nëse i besohet drejtimi i Bashkisë  ndër punët e para që ai do të ndërmarrë është promovimi i përdorimit të mjeteve alternative të udhëtimit, ristrukturimi infrastrukturor i rrugëve dhe trotuarëve, si një nga gjenezat e ndotjes, rikthimi i parkimeve dhe kufizimi i qarkullimit të mjeteve në orare të caktuara.

Gjithashtu Veliaj u zotua për krijimin e një landfilldi të ri, pasi sipas tij, landfilldi i Sharrës nuk e përballon dot më fluksin e mbeturinave që prodhon Tirana dhe për këtë arsye duhet të krijohet një landifilld i ri që mund të përballojë mbetjet e kryeqytetit jo vetëm në 4-vitet e ardhshme, por deri në 40 vitet e ardhshme. Po ashtu, Veliaj premtoi edhe pastrimin e rrugëve përmes makinave larëse në orare të caktuara, krijimin e më shumë hapësirave të gjelbërta, krijimin e një parku të madh për kryeqytetin pranë lumit të Tiranës, ku do të përfundojë bulevardi i ri i kryeqytetit, që do të jetë në përpjestim të drejtë mes betonit dhe gjelbërimit, si dhe vendosjen me detyrim të sistemit të filtrimit në çdo biznes.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.