Veliaj: Sheshi “Skënderbej” për qytetarët, s’do ketë makina. Ujë 24 orë
Katër milionë dollarë do të investohen për zonën e Laprakës. Kryetari I Bashkisë Erion Veliaj në takimin me ndërlidhësit e njësisë 11 informoi se Fondi i Zhvillimit të rajoneve aprovoi fondin duke e quajtur investimin më të madh pas atij të sheshit “Skënderbej”.
Gjithashtu kryebashkiaku Veliaj deklaroi se deri në fund të këtij viti, çdo pallat do të ketë administratorin që do të mbajë kontaktet me ndërlidhësit.
Duke folur për inciativat e tjera në bashki Veliaj tha se shumë nga familjarët kanë nisur të çmontojnë depozitat. Ndërkohë që 2016 do të jetë viti i Kopshteve, ndërsa 2017 viti i shkollave.
Ai ka folur edhe për sheshin “Skënderbej”, ku tha se do të mbillen 5 mije pemë dhe se do të ndalohet lëvizja e makinave, pasi ky shesh do ti kthehet qytetarëve.