Kronika

Veliaj shpërndan këstin e parë për një pjesë ish-të përndjekurish

ministri-Erion-Veliaj2-466x350Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, shpërndau te enjten këstin e parë për pjesën tjetër të ish-të përndjekurve.

Veliaj theksoi se në fund të verës do të përfundojnë të gjitha shpërndarjet. “Javën tjetër parlamenti do ta votojë ligjin që kemi premtuar. Sapo kane mbaruar të gjitha konsultimet nëpër komisione, çka do të na mundësojë të bëjmë pagesat më shpejt, sidomos për gjithë grupin tuaj, që është grupi më i vonuar që ende nuk ka marë pagesën e parë. Dua t’iu them se që nga hyrja në fuqi e ligjit që
Presidenti ta dekretojë zgjat pak jave, por besoj deri në fund të verës, ne do të fillojmë menjëherë që të shpërndajmë 15,5 milion dollare”. Veliaj iu referuar të kaluarës së të përndjekurve, tha se “në këto 23 vjet ka qënë një humbje spektakolare kohe, sepse në qoftë se në kohën e komunizmit njeriu e dinte që dënohej padrejtësisht, por të paktën e dinte çfarë e priste, në kohën e demokracisë priste një tjetër trajtim dhe nuk priste sorollatjen e 23 viteve të fundit”. Gjatë fjalës së tij, ministri u shpreh se “unë kembengul që ne duhet të jemi një shoqëri e barabartë. Kur shikoj njerëz që krijojnë greva nga hiçi, protesta nga hiçi, që s’kanë bërë burg vetë , që i kanë marrë të dyja këstet dhe nuk kanë më këstë të tjera për të marrë dhe kërkojnë t’i marrin këstin dkujt që nuk e ka marrë, unë nuk jam për këtë shoqëri, sepse kjo është një shoqëri e padrejtë. Asnjë prej nesh nuk është për këtë shoqëri”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button