☀️
Tiranë 3°C · Kthjellët 30 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.44 ▲1.81%
ARI 4,523 ▼0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,436 ▲ +0.79% ETH $2,046 ▲ +1.68% XRP $1.3574 ▲ +1.51% SOL $83.5200 ▲ +0.74%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.44 ▲1.81 % ARI 4,523 ▼0.04 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.44 ▲1.81 % ARI 4,523 ▼0.04 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Zgjedhjet lokale 2015

Veliaj takim me banorët e njësisë 6 dhe 9: Do të shpërndajmë banesat sociale

Kandidati i majtë për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, zhvilloi takime me banorë të njësisë 6 dhe 9 në kryeqytet, të cilët i shprehën shqetësimin e tyre për mungesën e qendrave shëndetësore, të kopshteve, të shkollave dhe bllokimin e banesave sociale nga bashkia aktuale.

I shoqëruar nga ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, në zonën e Kombinatit, Veliaj tha se, në programin e tij ka planifikuar shtimin e shërbimeve në këtë pjesë të Tiranës. “Asnjë ambulancë për të bërë një gjilpërë nuk ka, asnjë kopësht për fëmijët, asnjë shkollë 9-vjeçare nuk ka. Gjithë kjo zonë, thuajse sa një qytet i tërë dhe nuk gjen një shkollë fillore të paktën”, u shpreh një banor i njësisë 6.

Për këtë shqetësim, kandidati i majtë solli në vëmendje propozimin se në pjesën e Unazës së Re do të ndërtohet një kopsht dhe një shkollë e re për të gjithë banorët e kësaj njësie, e cila mbulon edhe një pjesë të Kasharit. “Kemi folur me Ministrinë e Shëndetësisë për mundësinë e një Qendre Shëndetësore. Nëse Tirana është rritur në popullsi, duhet të rriten edhe shërbimet që ofron Bashkia. Është fat i mirë që tani edhe Kashari është një lagje e Tiranës. Të njëjtat vendime që do t’i marrim për qendrën e Tiranës, do t’i marrim edhe për këtë lagje të re, sepse njerëzit nuk i kemi ndarë ndonjëherë, në ca të nënës dhe ca të njerkës”, deklaroi Veliaj. Ai theksoi se nuk mund të ketë tjetër trajtim në qendër dhe tjetër në periferi.

11393622_10153378498416926_8663722942105996614_oShqetësimit të banorëve të njësisë nr. 9 për bllokimin e shpërndarjes së banesave sociale nga kryetari aktual i Bashkisë, Lulzim Basha, Veliaj iu përgjigj duke premtuar dhënien e tyre që në mbledhjen e parë të Këshilli Bashkiak. “Edi Rama i ndërtoi para 4 vitesh dhe këta janë të paaftë t’i shpërndajnë. Kjo s’ka ndodhur ndonjëherë. Të jap fjalën se në mbledhjen e parë të Këshillit Bashkiak do të shpërndajmë banesat sociale”, tha Veliaj, i shoqëruar nga ministri Bledi Çuçi dhe deputetët Blerina Gjylameti dhe Sadri Abazi.

Një tjetër banore e kësaj njësie u shpreh se ka vite që ka aplikuar për një banesë sociale, por s’ka përfituar asgjë. “Pas shumë aplikimesh, akoma nuk ka dalë vendimi për të marrë shtëpinë”, tha ajo, duke kërkuar nga kandidati i majtë një zgjidhje për ata, të cilët kanë plotësuar dokumentet dhe kanë emrin në lista për të përfituar një banesë sociale.

“Ata që kanë emrin në listë do të marrin shtëpitë. Që në mbledhjen e parë të Këshillit Bashkiak do të shpërndajmë banesat sociale, sepse këta nuk ishin të aftë ta bënin, turp i madh. Por, ne jo vetëm që do t’i shpërndajmë banesat ekzistuese, por do planifikojmë të ndërtojmë edhe të tjera, pasi përveç 385 vetëve që u ka dalë emri, ka edhe plot të tjerë që duan një banesë sociale”, deklaroi Veliaj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.