☁️
Tiranë 11°C · Vranët 27 March 2026
S&P 500 6,433 ▼0.67%
DOW 45,627 ▼0.73%
NASDAQ 21,177 ▼1.08%
NAFTA 97.94 ▲3.66%
ARI 4,567 ▲3.58%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $66,188 ▼ -4.11% ETH $1,994 ▼ -3.57% XRP $1.3399 ▼ -1.42% SOL $83.3800 ▼ -4.67%
S&P 500 6,433 ▼0.67 % DOW 45,627 ▼0.73 % NASDAQ 21,177 ▼1.08 % NAFTA 97.94 ▲3.66 % ARI 4,567 ▲3.58 % S&P 500 6,433 ▼0.67 % DOW 45,627 ▼0.73 % NASDAQ 21,177 ▼1.08 % NAFTA 97.94 ▲3.66 % ARI 4,567 ▲3.58 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Veliaj-Unionit të Transportit Publik: Kush nuk del sot në punë, humbet licencën

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i ka dhënë përgjigje ultimatumit të Unionit të Transportit Publik, i cili lajmëroi se nga dita e sotme do të reduktojë autobusët urbanë në kryeqytet.

Duke e cilësuar një pabesi ndaj qytetarëve të Tiranës, sidomos në një periudhë me temperatura mjaft të larta, Veliaj tha se qëndrimi ndaj cilësdo linjë që ndërmerr një vendim të tillë do të jetë i ashpër, deri në heqjen e licencës.

“Sot kemi pasur një ultimatum të padrejtë dhe të pandershëm nga të gjitha shoqatat e transporti publik të Tiranës. Kur dikush të vendos një ultimatum në temperaturë 40 gradë, sigurisht që mund t’i përgjigjesh vetëm në të njëjtën mënyrë. Premtimi im është: Kush nuk del sot në punë do të humbasë automatikisht licencën. Më rezulton se deri në këtë orë kanë dalë të gjithë në punë, por ftesa ime është që, në 2023-shin, kjo nuk është mënyra për të ecur përpara. Nuk ecet përpara me ultimatume. Jo të paktën me këtë kryetar bashkie dhe me këtë bashki të Tiranës. Nuk bëhet kjo në pabesi, në një fundjavë mes korrikut dhe gushtit, nuk bëhet në një qytet që, në fakt, është i vetmi që subvencionon transportin publik, që paguan edhe për studentët që udhëtojnë falas, që i ka kompensuar edhe naftën, edhe karburantin operatorëve,” u shpreh Veliaj.

Ai tha gjithashtu se së shpejti do të vihet në funksion linja publike e transportit kryeqytetas.

“Ne mund të kompensojmë ato që realisht janë në faturat e shtetit dhe në raportimet që bëhen pranë Bashkisë së Tiranës dhe institucioneve financiare të Republikës së Shqipërisë. Çdo faturë tjetër, që është imagjinare, ose që ndodh në të zezë, për ne nuk ka si të justifikohet. Kështu që, kërkesa për operatorët është formalizimi. Sigurisht, mësimin që nxora këtë fundjavë do ta shfrytëzoj për të ecur edhe më shpejt me një linjë publike dhe me ndërtimin e një autoriteti të transportit publik”, tha Veliaj.

Megjithatë, shtoi Veliaj, besoj se ishte e pandershme që bashkia e Tiranës të shantazhohej në një mënyrë të tillë, ndërkohë që kemi 8 vite që e provojmë se askush nuk mund ta shantazhojë bashkinë.

“Ndaj, më vjen mirë që i thirrën mendjes edhe sot dolën në punë. Megjithatë, nëse gjatë orëve të ditës dikush do të çedojë në shërbim dhe do t’i rikthehet atij ultimatumi banal që patëm në fundjavë për të ndërprerë në mënyrë të paparalajmëruar transportin publik në Tiranë, sigurisht që nuk do të nguroj”, tha Veliaj.

Unioni i Transportit Publik njoftoi se duke nisur nga sot në qarkun e Tiranës të gjitha linjat urbane qytetase do të funksionojnë me mjete të reduktuara. Në një deklaratë për shtyp, Unioni i Transportit Publik bëri të ditur se ky vendim vjen si pasojë e sfidave dhe e shqetësimeve të shumta financiare me të cilat operatorët e këtij shërbimi janë përballur këto kohët e fundit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.