☁️
Tiranë 10°C · Vranët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $72,805 ▲ +0.9% ETH $2,240 ▲ +1.95% XRP $1.3500 ▲ +0.2% SOL $84.3500 ▲ +1.12%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Kronika

Veliaj: Zëvendësojmë të gjitha barakat e romëve me shtëpi

Të gjitha barakat e romëve në Shkozë do të zëvendësohen me shtëpi. Kreu i bashkisë Erion Veliaj ka marrë pjesë sot në panairin e shërbimeve për familjen të organizuar nga Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, në ditën Kombëtare të familjes.

“Bashkia e Tiranës brenda këtij viti do të shpërndajë pjesën e mbetur të banesave sociale. Javën që vjen ne do të fillojmë me një lagje të re rome në zonën e Shkozës. Do të zëvendësojmë të gjitha barakat me shtëpi që kanë dinjitetin që duhet të ketë secili që ka vendosur të jetojë në Tiranë”, njoftoi Veliaj.

Rikthimi i çekut të bebes, hapja e mencave sociale, shpërndarja e banesave sociale apo dhe mbështetja për komunitetin rom u përmendën nga kryebashkiaku si politikat sociale që po ndiqen nga institucioni i kryeqytetit.

Veliaj u bëri më tej apel donatorëve që t’u ofrojnë ndihmë edhe bashkive në rrethe të ndryshme të provincës ku vështirësitë dhe problemet e shoqërisë janë më të mëdha.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.