Kronika

Vendimi për 17-katëshit, Mazniku: Gjyqi është i montuar

Arbjan Mazniku, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, ka reaguar gjatë së enjtes në lidhje me gjyqin për 5 pallatet 17-katëshe te Diga e Liqenit Artificial.

Mazniku ka publikuar fakte të reja, sipas të cilit, që vërtetonin katërcipërisht kapjen e treshes gjyqësore që do të gjykojë sot çështjen në fjalë. Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës thotë në deklaratë se ky gjyq është i montuar dhe kjo trupë gjyqtarësh është e diskretituar, prandaj edhe s’mund ta gjykojë çështjen e pallateve që do të shkatërrojnë Liqenin e Tiranës, shprehet ai.

“Së pari, data e gjyqit është vendosur krejt jashtë afateve normale kohore për këtë shkallë gjyqësori.

Së dyti, dy gjyqe i janë dhënë të njëjtës trupë mbi të cilën rëndojnë dyshime të arsyeshme – të cilat tashmë janë fakte të qarta – që është palë me ndërtuesin.

Së treti, kërkesa jonë e parë për të ndryshuar trupin gjykues, së pari u gjykua në fshehtësi, e në shkelje të plotë të procedurave normale.

Së katërti, kërkesa jonë e dytë në dritën e fakteve të reja për lidhjet mes trupit gjykues dhe kompanisë ndërtuese u rrëzua nga gjykata.

E së pesti, sërish sot kemi fakte të reja që ky është një gjyq i montuar, i ndërtuar me kujdes në detaje prej kohësh për të dëmtuar interesat e qytetit, në favor të interesave të pak njerëzve, të ndërtuesit, Saliut, Nishanit, Lulit e me radhë.

Gjykatësi Arjan Qafa është në konflikt të pastër interesi, pasi më datë 11 Mars 2010 ka lidhur një kontratë porosi për shtëpi dhe garazh me kompaninë “Gener 2””, thotë Mazniku.

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës shkon edhe më tej duke thënë se ky rast po provon katërcipërisht së sistemi gjyqësor është i kapur nga një bandë dhe i shërben interesave të disave, por jo interesave të qytetarëve, jo interesave te qytetit.

Mazniku ka bërë të ditur se për arsyet e mësipërme, mëngjesin e së enjtes, Bashkia e Tiranës ka paraqitur në Gjykatën Administrative të Apelit kërkesën për përjashtimin nga ky trup gjykues të gjyqtarit Arjan Qafa për arsye të konfliktit të interesit me kompaninë.

Në fund të deklaratës nënkryetari i bashkisë thekson edhe një herë se nuk do të lejohet ndërtimi i kompleksit me 5 pallate 17 katëshe.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button