Tiranë 5°C · Pjesërisht vranët 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,286 ▼ -3.4% ETH $1,992 ▼ -3.04% XRP $1.3290 ▼ -2.42% SOL $82.7100 ▼ -3.98%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Vendimi për rritjen, ja sa shkojnë pensionet e lidhura në 1996

Ka hyrë në fuqi vendimi i qeverisë për rritjen e pensioneve të vjetra. Vendimi është botuar në Fletoren Zyrtare dhe parashikon rritjen e pensioneve që janë caktuar nga 1 marsi 1996 deri në 31 dhjetor 1996. Të moshuarve nëse pensioni u është lidhur 3682 lek në vitin 1996, atëherë do të marrim 14 mijë lekë. Këta të moshuar sot kanë pensione të ulta, tashmë do të marrin minimum 14 mijë lekë të reja.

“Projektvendimi ka për qëllim përmirësimin e nivelit të mirëqenies së pensionistëve në harkun kohor 1.1.1994 -31.12.1996, si dhe rregullon e masën e pensioneve për kategoritë e grave që kanë punuar në punët e kategorisë së parë dhe të dytë, dhe minatorëve të nëntokës që kanë dalë në pension të parakohshëm. Projektvendimi synon të barazojë pensionet maksimale të harkut kohor 1.10.1993 – 31.12.1996, me pensionin maksimal të caktuar në harkun kohor 1.1.1997 – 31.2.1998, dhe përafron pensionet e tjera mesatare me ato të caktuara në këtë hark kohor.

Pensionet maksimale, pas kësaj rritjeje, arrijnë në 23.640 lekë në muaj. Nga këto ndryshime do të përfitojnë 3000 pensionistë, gra që kanë punuar në punët e kategorisë së parë dhe të dytë, si dhe minatorë të nëntokës.

Efektet financiare për zbatimin e këtij projektvendimi do të fillojnë nga data 1.6.2016 dhe do të përballohen nga fondet e buxhetit të Institutit të Sigurimeve Shoqërore”,  thuhet në dokumentin që shoqëron vendimin e qeverisë, që janë edhe arsyjet pse u rritën pensionet e caktuara në vitin 1996.

Në vendimin e qeverisë i cili është publikuar në Fletoren Zyrtare saktësohet se rritja e pensioneve përfitohet që prej datës 1 qershor 2016. Pavarisht se jemi në vitin 2017-të, të moshuarit do ta përfitojnë rritjen që në qershor 2016. Këto lek të moshuarit do ti marrin të gjitha bashkë në muajin prill. Pra shtesa e pensioni do përfitohet nga qershori 2016.

Pensionet e plota të pleqërisë, të caktuara në periudhën nga 1.4.1996 deri më 31.12.1996, me masë pensioni në këtë periudhë, pas rillogaritjes sipas ligjit nr.9588, datë 25.7.2006, “Për rillogaritjen e pensioneve”, nga 3 682 lekë deri në 5 420  lekë në muaj, shtohen me shuma fikse, duke arritur në masën 14 089 lekë deri në 23 640 lekë në muaj.

Pensionet e pleqërisë të punonjësve të nëntokës dhe ato të grave që kanë punuar në punët e kategorisë së parë e të dytë, të caktuara sipas nenit 97, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, kur llogariten si pensione të plota, pavarësisht kohës kur kanë kaluar si të tilla, përveç rritjeve dhe indeksimeve të zakonshme do të përfitojnë edhe rritjet e diferencuara që kanë përfituar të gjitha pensionet e plota të pleqërisë me datë fillimi në harkun kohor 1.10.1993 – 31.12.1996, përfshirë edhe rritjen e përcaktuar, në varësi të datës së fillimit të pensionit dhe masës së rivlerësuar si të plotë të këtij pensioni.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.