☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 09 April 2026
S&P 500 6,783 ▲2.51%
DOW 47,910 ▲2.85%
NASDAQ 22,635 ▲2.8%
NAFTA 97.56 ▲3.34%
ARI 4,750 ▼0.56%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $71,339 ▼ -0.64% ETH $2,183 ▼ -3.21% XRP $1.3366 ▼ -3.34% SOL $82.3500 ▼ -2.89%
S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 97.56 ▲3.34 % ARI 4,750 ▼0.56 % S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 97.56 ▲3.34 % ARI 4,750 ▼0.56 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Kosova

Veseli: Ka ardhur koha për vlerësim të procesit të privatizimit në Kosovë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim drejtuesit e Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), Petrit Gashi, kryeses i Bordit dhe Avni Jashari, drejtor menaxhues, me bashkëpunëtorë.

Në takim u diskutua për një varg çështjesh, të cilat vazhdojnë të jenë sfiduese për këtë agjenci dhe drejtuesit e saj.

Sipas dakordimit nga takimi i kaluar, ishte qëndrim i përbashkët i bashkëbiseduesve që lista e të gjithë uzurpatorëve të pronave publike dhe shoqërore në Kosovë, që nga viti 1999 e këtej, të bëhet publike këtë të hënë.

Kryetari Veseli falënderoi drejtuesit e AKP-së për punën tyre në krye të kësaj agjencie dhe për vendimet e tyre të rëndësishme, sidomos lidhur me listën e uzurpatorëve, për të cilën tha se nevojitet përfshirje e drejtpërdrejtë e prokurorisë.

Veseli tha se ka ardhur koha për një vlerësim të procesit të privatizimit në Kosovë nga fillimet e tij deri më tani.

“Qytetarët e Kosovës kanë nevojë të dinë me emër dhe mbiemër se kush ka privatizuar në Kosovë gjatë gjithë këtyre viteve, por edhe se kush janë uzurpatorët dhe përfituesit e paligjshëm në Kosovë. Ka ardhur koha që manipulimet të marrin fund dhe akuzat të qartësohen. Sundimi i ligjit nuk ka alternativë”, theksoi kryetari Veseli.

Në takim u bisedua edhe për mundësitë e rritjes së investimeve të huaja në Kosovë, nëpërmjet krijimit të lehtësirave, siç janë zonat e reja ekonomike, të cilat do t’u krijonin mundësi investitorëve të rinj që të investojnë në Kosovë, duke rritur kështu prodhimin vendor dhe hapur vende të reja të punës.

U diskutua, gjithashtu, edhe për Ndërmarrjen Trepça, si një prioritet i veçantë kombëtar.

Gjatë takimit, u fol po ashtu, edhe për ndryshimet e nevojshme ligjore, në mënyrë që investimet në komuna të mos jenë peng i barrierave ligjore që dalin nga ligjet ekzistuese mbi pronat.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.