Kosova

Veseli-Mustafa: Transformimi dhe aftësimi i Trepçës, burim i zhvillimit të vendit

“Ecuritë në transformimin e Trepçës”,  titullohet tryeza e punës e organizuar nga kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, sot në Prishtinë.

Në konferencë ishin të pranishëm kryeministri Isa Mustafa, ministra, deputetë të Kuvendit, ekspertë të njohur vendorë e ndërkombëtarë, drejtues të lart♪7 të institucioneve.

Në fjalën e tij, kryetari Veseli vuri theksin te nevoja e një konsensusi të brendshëm lidhur me “Trepçën”, i cili do të mbështetej në disa pika. Fillimisht, theksoi kryetari Veseli, do të duhej të ketë një pjesëmarrje të sektorit privat në Trepçë, pa pjesëmarrje substanciale të të cilit nuk mund të ketë revitalizim të prodhimit, të minerave dhe të metalurgjisë.

“Kujdesi ndaj punëtorëve dhe komunitetit përreth kësaj industrie do të duhej të ishte maksimal. Këta punëtorë kanë sakrifikuar gjithçka nga vetja e tyre, jo vetëm për këtë industri. Për më tepër, ata ishin pararendës në çdo iniciativë për lirinë e vendit. Prandaj, ne duhet të jemi të ndjeshëm ndaj këtij procesi. Ndoshta do të duhet konsideruar edhe mundësinë që një pjesë e aksioneve të Trepcës t’u takojnë atyre”, theksoi kreu i Kuvendit.

Veseli shtoi se një kujdes i veçantë i duhet kushtuar edhe mjedisit. Në vazhdim, ai tha se Trepça është ajo e cila është esploatuar në mënyrë të pamëshirshme.tryeza2

“Edhe ashtu kreditori më i madh në Trepçë është Qeveria e Kosovës dhe punëtorët e saj. Të tjerat do të duhet trajtuar me kujdesin më të madh, meqenëse kanë qenë në kohë të errëta dhe me shumë dilema të ndërlidhura me regjimin e Milosheviqit. Prandaj, na duhet një ekip më i mirë i ekspertëve ligjorë për ta mbrojtur kauzën tonë. Kështu që, në këtë strategji ne duhet të mendojmë urgjentisht për këtë punë. Në fakt, ndoshta do të duhej të ngrinim padi për dëmet qi i janë shkaktuar Trepçës dhe mjedisit përrreth”, tha kryetari Veseli.

Ndersa kryeministri Mustafa ne fjalen e tij tha se “është një çështje mjaft komplekse dhe kërkon zgjidhje, mua më vjen mirë që sot kemi studime të rastit nga vende të ndryshme, të cilat do të prezantohen këtu dhe të cilat do të na japin format e zgjidhjeve që janë shfrytëzuar në vendet e tjera për rastet e ngjashme ose për raste përafërsisht të njëjta”.

Duke iu referuar faktit se vitin e kaluar është vendosur në Kuvend që të sillet një ligj i veçantë për Trepçën, kryeministri Mustafa tha se duhet të zgjidhet përfundimisht statusi i Trepçës.

Sipas një komunikate të qeverisë, kryeministri Isa Mustafa, theksoi përkushtimin e qeverisë së Kosovës që të punojë dhe që të kapen afatet, duke pasur parasysh se afati përfundimtar është para nëntorit që të përfundohet me ligjin për Trepçën dhe me organizimin e ri të saj.mustafa-epp

“Por, unë nuk e konsideroj se me ligj ne i zgjidhim të gjitha problemet. Ligji është një bazament, i cili ofron strukturën organizative, ofron marrëdhëniet e brendshme, ofron çështjen e përkohshme pronësore të rregullimit të Trepçës. Do t’i kemi pastaj problemet debitore dhe kreditore të cilat do t’i zgjidhim, këto që i tha edhe kryetari i Kuvendit tani dhe janë çështje të tjera që janë të hapura, të cilat natyrisht do t’i zgjidhim në të ardhmen”,  tha kryeministri Mustafa.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button