☀️
Tiranë 5°C · Kthjellët 24 March 2026
S&P 500 6,581 ▲1.15%
DOW 46,208 ▲1.38%
NASDAQ 21,947 ▲1.38%
NAFTA 91.69 ▲4.04%
ARI 4,346 ▼1.4%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
₿ CRYPTO
BTC $70,387 ▲ +2.7% ETH $2,137 ▲ +3.48% XRP $1.4087 ▲ +1.42% SOL $90.3800 ▲ +4.03%
S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 91.69 ▲4.04 % ARI 4,346 ▼1.4 % S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 91.69 ▲4.04 % ARI 4,346 ▼1.4 %
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
24 Mar 2026
Breaking
Kosova

Veseli takoi deputetët suedezë, anëtarë të Asamblesë së NATO-s

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti në takim grupin e deputetëve të Parlamentit suedez, anëtarë të Asamblesë së NATO-s, të cilëve u printe Björn von Sydow, me të cilët diskutoi për prioritetet e Kuvendit të Republikës së Kosovës, me theks të veçantë, për çështje të sigurisë.

Veseli në takim me asamblistët suedezë, foli për zhvillimet në Kuvend dhe theksoi se institucionet e Republikës së Kosovës janë të përkushtuara për realizimin e agjendës euro-integruese, zhvillimin ekonomik si dhe sundimin e ligjit.

“Kosova është e vendosur për të thelluar paqen në rajon, të kontribuojë për mirëkuptim dhe besim të ndërsjellë, duke u bërë pjesë e mekanizmave të sigurisë siç është aderimi në NATO”, theksoi Veseli.

Delegacioni suedez i shprehën përkrahje të plotë aderimit të Republikës së Kosovës në institucionet euro-atlantike, duke vënë në pah rëndësinë e fqinjësisë së mirë, mirëkuptimit dhe bashkëpunimit rajonal.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.