☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $73,049 ▲ +0.28% ETH $2,284 ▲ +2.03% XRP $1.3532 ▼ -0.09% SOL $84.8500 ▲ +0.19%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
12 Apr 2026
Breaking
Kosova

Veseli: Zhvillimi ekonomik është prioritet yni i vazhdueshëm

Nga dita e parë e mandatit të kësaj legjislature kuvendore, prioritet është zhvillimi ekonomik dhe krijimi i kushteve e lehtësirave ligjore për të zhvilluar biznes, ka thënë kryeparlamentari Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka bërë një rezyme të aktivitetit të Kuvendit për këtë sesion në fushën e ekonomisë.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, kryetari Veseli ka evidentuar hapat e ndërmarrë në këtë drejtim, në funksion të krijimit të një baze sa më të përshtatshme ligjore për bizneset dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

“Nga dita e parë e mandatit të kësaj legjislature kuvendore, prioritet është zhvillimi ekonomik, krijimi i kushteve dhe lehtësirave ligjore për të zhvilluar biznes, thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional duke amandamentuar dhe sjellë ligje të reja që ndikojnë në këtë fushë, si dhe në përmirësimin e sundimit të ligjit”, ka vlerësuar kryetari Veseli.

“Krijimi i platformës për dialog të vazhdueshëm me Komunitetin e biznesit duke e bërë partner të fuqishëm në draftimin dhe hartimin e legjislacionit ishte ndër veprimet e para në këtë drejtim”.

Në bashkëpunim me USAID-in, ka shtuar  Veseli, është përcaktuar një agjendë të reformave ekonomike për këtë vit, duke sjellë Ligjin për kamatëvonesat, Ligjin për Kambialin, Ligjin për Fondin e Garantimit të Kredive.

“Procedimi i ligjeve tatimore, largimi i tatimit në dividendë, si dhe pranimi i të gjitha shpenzimeve të trajnimit në vitin në të cilin kanë ndodhur, theksojnë përkushtimin tonë që ligji të jetë i dobishëm edhe për punëdhënësin edhe për punëmarrësin, sepse ky ligj ka ndikim në favorizimin e aftësimit të fuqisë punëtore”, thënë kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.