Moda

Veshja e Amal, spikatet si më e mira në Golden Globes

Amal është fotografuar e veshur me një fustan të zi tejet elegant, të dizajnuar nga Dior Haute Couture, me një shall të zgjatur në krahun e majtë.

Amal Clooney, bashkëshortja e yllit të Hollywood-it Georgue Clooney i mahniti të gjithë me pamjen e saj në këtë event kaq të rëndësishëm, ku ajo merrte pjesë për herë të parë.

Amal bëri shumë përshtypje të mirë me fustanin e saj të zi nga Dior. Ajo kishte vendosur vëthë diamanti dhe kishte vendosur mbi Shkrimin “Je suis Charlie”si mbishkrim në çantën e saj të bardhë.

Për të kompletuar veshjen, një palë vathë 30 karatësh të Harry Winston. Në fund, tualeti i kuruar, i lehtë, në stilin ujë dhe sapun, i shkonte së tepërmi me buzëqeshjen e saj vezulluese.

Si për ta emocionuar, ndërsa ngjitej në skenën e Golden Globe, bashkëshorti i saj, Clooney, i bëri një deklaratë mallëngjyese: “ndonjë alkimi mund të na këtë krijuar mundësinë të takojmë njëri-tjetrin. Jam shumë krenar që jam bashkëshorti yt”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button