Tiranë 9°C · Pjesërisht vranët 10 April 2026
S&P 500 6,825 ▲0.62%
DOW 48,186 ▲0.58%
NASDAQ 22,822 ▲0.83%
NAFTA 98.25 ▲0.39%
ARI 4,789 ▼0.61%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
₿ CRYPTO
BTC $72,182 ▲ +1.64% ETH $2,199 ▲ +0.56% XRP $1.3437 ▲ +0.67% SOL $83.4900 ▲ +1.56%
S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 98.25 ▲0.39 % ARI 4,789 ▼0.61 % S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 98.25 ▲0.39 % ARI 4,789 ▼0.61 %
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
10 Apr 2026
Breaking
Kosova

Vetëm francezët të interesuar të investojnë në Brezovicë – serbët tërhiqen

brezovica-710x469-690x388Kompania serbe “MK Group” nuk ka shprehur interesim për të investuar në Brezovicë. Nga katër kompani të para-kualifikuara, vetëm një konsorcium ka bërë ofertë konkrete për investim në Projektin Zhvillimor të Qendrës Turistike të Brezovicës.

Deri në ora 14:00, kur ka qenë afati i fundit për dorëzimin e ofertave/propozimeve, këtë e ka bërë vetëm konsorciumi francezo-andoro-kosovar dhe përbëhet nga kompanitë “PGI Management & MDP Consulting” dhe një partner lokal, raporton Koha.net.

Kompania serbe, “MK Group”, pronë e magnatit serb, Miodrag Kostiq, është tërhequr nga gara dhe nuk ka dorëzuar fare ofertë në MTI për këtë projekt, transmeton koha.net.

Për vazhdimin e këtij projekti pritet të vendosë Komisioni Ndërministror i këtij projekti pasi tashmë është vetëm një ofertë dhe ka mungesë të konkurrencës.

Ligji i Prokurimit Publik lejon që të procedohet me vetëm një ofertë, nëse për këtë vendos Autoriteti Kontraktues.

Është thënë se investimet e domosdoshme për të bërë Brezovicën ski-qendër me standarde evropiane janë rreth 300 milionë euro. Ato mund të jenë më të larta apo edhe më të ulëta, pasi ndryshon nga plani që paraqesin kompanitë në garë.

Me realizimin e projektin Zhvillimor Turistik të Brezovicës (PZHTB) do të punësohen rreth 4 mijë persona. Ky numër i të punësuarve përfshin edhe kompanitë lokale që mund të kryejnë shërbime të ndryshme në këtë ski-qendër.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.