Tiranë 9°C · Pjesërisht vranët 10 April 2026
S&P 500 6,825 ▲0.62%
DOW 48,186 ▲0.58%
NASDAQ 22,822 ▲0.83%
NAFTA 98.65 ▲0.8%
ARI 4,790 ▼0.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
₿ CRYPTO
BTC $72,091 ▲ +1.6% ETH $2,196 ▲ +0.7% XRP $1.3433 ▲ +0.85% SOL $83.3200 ▲ +1.49%
S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 98.65 ▲0.8 % ARI 4,790 ▼0.57 % S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 98.65 ▲0.8 % ARI 4,790 ▼0.57 %
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
10 Apr 2026
Breaking
Kosova

Vetëm katër marrëveshje të Brukselit u implementuan plotësisht

vet-euml-m-kat-euml-r-marr-euml-veshje-t-euml-brukselit-u-implementuan-plot-euml-sisht_hdMarrëveshjet e arritura në Bruksel në dialogun e zhvilluar mes Kosovës dhe Serbisë, vazhdojnë të mos implementohen.

Sipas një raporti të Big Deal, një iniciativë e mbikëqyrjes qytetare të procesit të negociatave Kosovë-Serbi, thuhet se vetëm 4 nga 16 marrëveshjet e arritura në Bruksel, që nga vitit 2011, në mes të Prishtinës dhe Beogradit, janë implementuar plotësisht.

Raporti u bën thirrje të dyja palëve si dhe Bashkimin Evropian që t’i japin prioritet procesit, duke qenë se shumë nga marrëveshjet e arritura në mes të dy palëve akoma nuk janë implementuar plotësisht.

“Është për të ardhur keq që vetëm 25% e marrëveshjeve të arritura janë implementuar plotësisht, përderisa më shumë se 25 për qind e problemeve janë gjeneruar në katër vitet e fundit, duke përfshirë edhe një barrikadë më të fortë se që ka qenë katër vite më parë, në urën e Mitrovicës”, tha Jeta Xharra, drejtoreshë ekzekutive e BIRN-it në Kosovë.

Raporti është rezultat i më shumë se 70 intervistave me negociatorë, politikanë vendasë, gazetarë dhe qytetarë të zakonshëm, si dhe një hulumtim intensiv prej më shumë se gjashtë muajsh, i realizuar nëpër Kosovë dhe Serbi.

“Mbikëqyrja qytetare është një prej vlerave kyçe të demokracisë. Prandaj, suksesi i këtij procesi është i kushtëzuar nga mbikëqyrja dhe pjesëmarrja aktive qytetare”, tha Vukosava Crnjanski, drejtoreshë e CRTA.

Raporti i parë i Big Deal analizon dinamikat e implementimit, të cilat janë penguar në mënyrë serioze nga ngërçi politik në Kosovë, vendimet e Gjykatës Kushtetuese Serbe dhe krizat që e kanë zhvendosur vëmendjen e Bashkimit Evropian.

Një vit e gjysmë prej kur u arrit marrëveshja e shumë përfolur në Bruksel në 19 prill 2013, e cila trajtoi më shumë se si Kosova do t’i inkuadrojë katër komunat e Veriut, progresi në çështjet kyçe ka ngecur.

Në mënyrë të veçantë, formimi i komunave me shumicë serbe, dhe strukturat gjyqësore dhe të sigurisë kanë akoma shumë për të bërë.

Big Deal është mbështetur nga Zyra e Jashtme Britanike dhe e Commonwealth dhe Fondi Rockefeller Brothers.

Big Deal do të publikojë raporte çdo gjashtë muaj.

Raporti “Monotonia e qytetëruar”, është prodhuar nga BIRN Kosova, Qendra për Transparencë, Hulumtime dhe Llogaridhënie – CRTA nga Serbia dhe Internews Kosova.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.