Vetëvendosje godet me vezë zv/ministrin e Jashtëm
Aktivistë të Lëvizjes “Vetëvendosje” kanë sulmuar me vezë zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimin.
Aksioni është zhvilluar pranë objektit të Qeverisë së Kosovës, teksa Selimi ishte duke ecur.
Frashër Krasniqi, zyrtar për informim në Lëvizjen Vetëvendosje, ka pranuar se aksioni është zhvilluar nga aktivistë të kësaj lëvizjeje.
“Ky është aksion në vazhdën e aksioneve për pengimin e punës së zyrtarëve qeveritarë deri në tërheqjen e marrëveshjeve me Serbinë”, tha Krasniqi për agjencinë e lajmeve KosovaPress.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.