☁️
Tiranë 28°C · Vranët 11 September 2026
S&P 500 7,671 ▲1.05%
DOW 52,670 ▲1.16%
NASDAQ 26,382 ▲1.15%
NAFTA 99.95 ▼2.47%
ARI 4,403 ▼0.09%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061
₿ CRYPTO
BTC $77,960 ▲ +1.01% ETH $2,580 ▲ +5.37% XRP $1.3777 ▲ +1.77% SOL $102.4500 ▲ +2.83%
S&P 500 7,671 ▲1.05 % DOW 52,670 ▲1.16 % NASDAQ 26,382 ▲1.15 % NAFTA 99.95 ▼2.47 % ARI 4,403 ▼0.09 % S&P 500 7,671 ▲1.05 % DOW 52,670 ▲1.16 % NASDAQ 26,382 ▲1.15 % NAFTA 99.95 ▼2.47 % ARI 4,403 ▼0.09 %
EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061
11 Sep 2026
Breaking
Kronika

Vetëvendosje mbështet “Marshin për Liri”: Ata që e votuan duhet ta pranojnë gabimin

Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se mbështet “Marshin për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, duke theksuar se do të marshojë edhe kundër atyre që votuan për themelimin e Gjykatës Speciale.

Përmes një deklarate, VV e cilëson themelimin e Gjykatës Speciale nga Kuvendi i Kosovës si “dëmin më të madh” që i është bërë historisë së luftës çlirimtare dhe themeleve të shtetit të Kosovës.

Sipas Vetëvendosjes, Gjykata Speciale “e ka padrejtësinë në themelin e saj”, pasi me krijimin e saj, Kosova pranoi një rend të jashtëzakonshëm gjyqësor me fushëveprim të drejtuar ndaj pjesëtarëve të UÇK-së.

LVV pretendon se parimi i barazisë para ligjit u cenua dhe se “njëra palë e luftës u veçua për ndjekje”, ndërsa, sipas saj, jashtë këtij gjykimi mbeti shteti serb dhe strukturat që, sipas Vetëvendosjes, kryen gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte në Kosovë.

Lëvizja Vetëvendosje e cilëson zanafillën e Gjykatës Speciale si “politike dhe antishqiptare”. Në deklaratë përmendet edhe nisma e 15 prillit 2008 në Këshillin e Evropës, ku deputeti rus Konstantin Kosaçev dhe deputeti serb Millosh Aligrudiq u vunë në krye të saj, prej së cilës doli raporti i Dick Martyt.

Sipas LVV-së, pretendimi për trafikim organesh vuri në lëvizje mekanizmin që çoi në krijimin e Gjykatës Speciale, ndërsa partia thekson se kjo akuzë nuk është pjesë e aktakuzës ndaj drejtuesve të UÇK-së.

Vetëvendosje argumenton gjithashtu se deputetëve të Kosovës iu tha se, nëse Kosova nuk do ta miratonte themelimin e Gjykatës Speciale, Rusia do ta ngrinte atë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Sipas LVV-së, kjo frikë u përdor për të bindur Kosovën që ta miratonte vetë nismën.

“Dëmi është i thellë”, thuhet në deklaratë, ku LVV pretendon se Kushtetuta u ndryshua nën trysni dhe se sovraniteti i Kosovës shërbeu si “mbulesë juridike” për një gjykatë të vendosur dhe të drejtuar jashtë vendit.

Lëvizja Vetëvendosje kritikon edhe paraburgimin shumëvjeçar të të akuzuarve, duke pretenduar se ai është kthyer në “dënim para aktgjykimit” dhe se të akuzuarit mbahen larg familjeve dhe atdheut.

LVV thotë se ata që votuan për themelimin e Gjykatës Speciale duhet të distancohen nga vota e tyre, ta pranojnë gabimin dhe t’u kërkojnë falje qytetarëve të Kosovës, “kombit tonë, luftëtarëve të UÇK-së dhe familjeve të tyre”.

“Më 12 shtator marshojmë kundër atyre që e themeluan Gjykatën Speciale dhe për lirinë, drejtësinë, të vërtetën e luftës sonë çlirimtare”, thuhet në deklaratën e Lëvizjes Vetëvendosje.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.