Tiranë 27°C · Pjesërisht vranët 11 September 2026
S&P 500 7,670 ▲1.03%
DOW 52,652 ▲1.13%
NASDAQ 26,385 ▲1.16%
NAFTA 100.12 ▼2.3%
ARI 4,404 ▼0.07%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061
₿ CRYPTO
BTC $77,786 ▲ +0.8% ETH $2,573 ▲ +4.87% XRP $1.3687 ▲ +0.91% SOL $102.1000 ▲ +2.25%
S&P 500 7,670 ▲1.03 % DOW 52,652 ▲1.13 % NASDAQ 26,385 ▲1.16 % NAFTA 100.12 ▼2.3 % ARI 4,404 ▼0.07 % S&P 500 7,670 ▲1.03 % DOW 52,652 ▲1.13 % NASDAQ 26,385 ▲1.16 % NAFTA 100.12 ▼2.3 % ARI 4,404 ▼0.07 %
EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061
11 Sep 2026
Breaking
Opinion

Copa pushtetesh, secili për vete, Zoti për të gjithë!

Nga Bajram Peçi

Padurimi i pushtetit të magjistratëve për t’í treguar muskujt pushtetit ekzekutiv mori formë neveritëse kur vendosën të bëjnë kallzim penal ndaj ministrit të financave shqiptare. Ai kish refuzuar të shkelte kushtetutën. I ndërgjegjshëm se duke pranuar shtesën në buxhetin e vitit, me ndikim 40 milion euro, shtesa pagash të vetëmarra prej sistemit të drejtësisë, ai do shkelte ligjin, pa marrë ajo formën ligjore prej Kuvendit. Kryeministri Rama vuri në dukje më pas se duhej të ishin të kallzuar edhe ai me Ministrin e Drejtësisë, të cilët ishin konsultuar për qendrimin sa sipër. Nga sa po ndodh, shihet sheshit se janë të ndarë në qëllime, madje dhe në parime, për mënyrën e drejtimit të shtetit, arsyeja pse ekzistojnë?!

Po the “Qeverisje”, populli kupton shtëpinë, ku i pari ose dikush tjetër pjestar i familjes qeveris paratë? Formën e parë për qeverisjen, që e ndeshim të përshkruar, e kemi prej kohës së Likurgut të Spartës. Me banorët lakedemonas Likurgu vendosi drejtësi përmes barazisë dhe “votës” së popullit, me të veçantën e formës së votimit, me ngastra tokash të barabarta dhe heqjen e monedhës ar dhe argjend nga qarkullimi. Sistemi dihet se ra, me vdekjen e Likurgut dhe shpejt u rikthye si pabarazia ashtu dhe etja për monedhat e metalet e çmuara.

“Çfarë është drejtësia dhe a është mirë që një person të jetë i drejtë?”, ishte pyetja që bënte Platoni te “Republika” e tij? Është Sokrati që i jep përgjegje pyetjes, duke thënë në mënyrë kategorike se “Drejtësia në qytetin ideal, është e ngjashme me drejtësinë e një personi”, në një farë mënyre, sundimi i një personi. Ndonëse filozofët në shekuj kanë pranuar se në “Republikën” e Platonit askush nuk do donte të jetonte, nuk kanë mundur dot të rrëzojnë përgjegjen e Sokratit, çka kemi privilegjin si brez ta shijojmë ende, duke e parë përmes sundimtarësh në monarkitë arabe, në Kinë, në Korenë e veriut, në Rusi e më gjerë.

Me këtë sistem republikan shqiptarët kanë qenë të ngopur deri në grykë, kur përjetuan për 45 vjet partinë shtet. Republika quhej “Popullore”, por drejtimi ishte personal. Fuqia e popullit s’kish asnjë lidhje me qeverisjen, përpos gadishmërisë së tërë shtresave dhe klasave të saj për të punuar në përputhje me vendimet e të parit të vendit. Drejtësia e këtij sistemi patjetër do të duhej të ishte drejtësi e partisë; liria e individit ishte e kufizuar për të lëvizur e për t’u shprehur.

Polibi, historiani i antikitetit, shekuj më pas na e përshkruan qeverisjen e Republikës Romake të sunduar prej Senatit Romak, Konsujve dhe Asamblesë. Ndonëse atyre u njihet vendosja e shtyllave të të drejtës, si eci dhe qysh eci kjo, deri kur republika e përzier në qeverisje u zëvendësua nga diktatura e një njeriu, pushteti i të cilit u njoh si perandori dhe vetë ai si perandor, e kemi të njohur në detaje? Ecurinë e saj e shfrytëzuan juristë, filozofë e pushtetarë për të krijuar sisteme qverisje me sa më pak konfrontime pushtetesh?

Në sistemin anglez qeverisja përbëhej nga Mbreti, Dhoma e Lordëve dhe Dhoma e Komunave, që në vitin 1653 u miratua si kushtetutë e Anglisë, i cili përbëhej nga një degë legjislative (Parlamenti) dhe dy degë ekzekutive. John Locke, në veprën e tij, “Dy Traktate mbi Qeverisjen (1690) bëri dallimin midis pushtetit legjislativ, ekzekutiv dhe federativ”. Locke bën dallimin midis pushteteve të ndara, por jo midis institucioneve diskrete të ndara. Ai besonte se pushteti legjislativ ishte suprem mbi pushtetet ekzekutive sepse pushteti legjislativ e merr autoritetin e tij nga populli, i cili ka të drejtën të krijojë dhe të rrëzojë legjislaturën.

Në këto radhë përshkruese ja vlen të përmendet edhe sistemi i iluministit francez, Monteskiesë, të cilit i atribuohet termi “sistem trepalësh”. Në “Fryma e Ligjit” (1748), Monteskie përshkroi format e ndryshme të shpërndarjes së pushtetit politik midis një legjislature, një ekzekutivi dhe një gjyqësori. Ai mbronte një formë qeverisjeje, fuqitë e së cilës nuk ishin të centralizuara te një monark ose sundimtar, në mënyrë që askush të mos mund të uzurponte pushtetin e plotë. Kjo është forma qeverisëse që sundon sot në shumicën e republikave.

Këto sisteme dhe këta emra të përvetshëm, hap pas hapi e sistem pas sistemi, formuan kufirin juridik ndarës mes tre pushteteve. Ndonëse pushteti i drejtësisë ndalohet të hyjë në kompetencat dhe pushtetin ekzekutiv, për shkak se në shoqërinë shqiptare, thellësisht e ndarë politikisht, historia është më komplekse se juridike. Drejtësia e mbledhur dje dhe Gjykata Administrative e mbledhur sot, përmes vendimeve janë të bindura t’i përqasen publikut të gjërë me argumentin se është pushteti ekzekutiv ai që ka shkelur sinoret e saj, ku, mes të tjerash mbrohen me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Askush prej forumeve dhe individëve përgjegjës për këto forume të sistemit të drejtësisë nuk rreket të përmendë pushtetin legjislativ, përmes të cilit kalon miratimi i buxhetit, i parave. Ata që marrin vesh nga buxheti, çka është lehtësisht e prekshme, dinë se janë dy zëra të tij: të ardhura dhe shpenzime. Mbi treguesit e këtyre shifrave del ligji i cili përcakton sa do i shtrijë këmbët? Sa ka jorganin mbulesë apo sa i kërkon arroganca e një tjetër pushteti

Nxitimi për të kallzuar në SPAK qeverinë dhe vendimi i Administratives për t’u bërë pagesat sipas borderove të mbërritura me shtesat, nuk kish asnjë arsye të qendrueshme! Thjesht do prisnin deri në datë 17 shtator, ditë kur Kuvendi e shqyrton çështjen. Më e arsyeshmja do ishte dërgimi i borderove të vjetra, siç dhe ka vepruan ndonjë institucion tjetër drejtësie!

Sa e dëmton jetën shqiptare pezullimi prej gjykatave i punës, grevën ndaj pushtetit ekzekutiv (do tingëllonte më mirë)? Ndikimi, në kushte kur mali i dosjeve dhjetëvjçare, me mijra e mijra, flenë të harruara, ndikimi do jetë besoj i papërfillshëm. Dëmi më i mdh do i vijë prej keqkuptimit: këto pushtete i shërbejnë një qëllimi, qeverisjes së shtetit apo njëri gozhdës e tjetri patkoit?

Thelbi i vërtetë i një qeverisjeje duhet të përbëhet nga pajtimi i plotë i vullneteve, i shijeve, i mendimeve, i zotërimit të impulseve. Njeriu fizik ndjehet më mirë kur bën në këto rrethana një dush të ftohtë. Qetësohun njerëz!

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.