☁️
Tiranë 12°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,796 ▲ +0.55% ETH $2,268 ▲ +1.07% XRP $1.2495 ▼ -0.5% SOL $95.6300 ▼ -1.27%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Politika

Kryeministri Edi Rama në podkastin “Flasim shqip”: Shtyrja e kufijve më ka udhëhequr në çdo etapë të jetës

Në episodin e radhës të podkastit “Flasim shqip”, të transmetuar këtë të premte, më 11 shtator, në orën 18:00, Kryeministri Edi Rama rrëfeu për gazetaren Rudina Xhunga kujtime nga periudha e tij si student rebel në Akademinë e Arteve dhe reflektime mbi lidershipin politik të sotëm.

Duke folur për adoleshencën dhe vitet e hershme, Rama u ndal te tipari që e ka shoqëruar gjithmonë, që sikurse ai e quajti, mospranimin e kufijve.

“Nëse do të kthehesha në atë kohë për të gjetur një tipar që mund të paralajmëronte natyrën e liderit që unë u bëra më pas, mund të them që ishte tipari i mospranimit të kufijve. Unë, që fare i vogël, nuk i pranoja kufijtë si imponim apo si fat. Përpiqesha gjithmonë t’i shkelja, t’i shtyja. Gjithmonë të bëja diçka që kufiri thoshte: ‘Mos e bëj’. Dhe refuzimi i kufijve, shtyrja e kufijve, më ka motivuar gjithë jetën time, qoftë në mënyrën e të jetuarit, qoftë në Akademinë e Arteve.”

Në rrëfimin e tij për vitet e rinisë në Akademinë e Arteve, Edi Rama kujton një episod ku bashkë me shokët vendosën të sfidonin rregullat e profesorit gjatë një ore pikture.

“Në një nga episodet e asaj kohe, me shokët bënim në pikturë një model që kishte një sfond të vetin dhe ramë dakord me pesë shokët që do ta bënim sfondin secili me një ngjyrë tjetër dhe, kur të vinte profesori, t’i thoshim që ishte ajo që shikonim. Kështu ndodhi. Ai ishte një mur i lyer me gëlqere, i bërë pis. Njëri e bëri të verdhë, njëri blu, njëri jeshil, njëri të kuq. Edhe vjen profesori dhe skandalizohet: ‘Çfarë është kjo?’. Ne të gjithë, në llojin e budallait, i themi: ‘Ja, ajo që është, që shoh atje’. Kjo ‘ashtu e shoh’ ishte një herezi e madhe për atë kohë. Kështu që shtyrja e kufijve, refuzimi i kufijve të imponuar, ishte tipari që më karakterizonte.” -shtoi Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.