☁️
Tiranë 8°C · Vranët 18 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 99.02 ▲2.61%
ARI 4,181 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $81,871 ▲ +0.53% ETH $2,420 ▼ -0.03% XRP $1.3005 ▼ -0.38% SOL $104.1300 ▼ -0.38%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
18 Tet 2026
Breaking
Kosova

Thirrje nga xhamitë e Kosovës për Marshin e 12 shtatorit në Prishtinë

Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) ka bërë thirrje për pjesëmarrje në marshin që do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në Hagë.

Sipas BIK-ut, me rekomandim të kryetarit të saj, Myftiut Naim ef. Tërnava, në të gjitha xhamitë e Kosovës gjatë hytbes së xhumasë është bërë thirrje për pjesëmarrje në këtë marsh.

Myftiu Tërnava ka shprehur mbështetjen e tij për nismën, duke rekomanduar që besimtarët të marrin pjesë në marshin e organizuar në shenjë solidariteti dhe përkrahjeje për ish-ushtarët e UÇK-së.

“Ky është një tubim qytetar në mbështetje të lirisë, drejtësisë, dinjitetit dhe kujtesës sonë kombëtare, si dhe në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së. Le të jemi të bashkuar, të qetë dhe dinjitozë. Le ta dëshmojmë se nuk harrojmë sakrificën e atyre që kontribuuan për lirinë e Kosovës dhe se kërkesa jonë është drejtësia dhe trajtimi i drejtë”, thuhet në mesazhin e hytbes së xhumasë.

BIK ka rikujtuar se ditë më parë Myftiu Tërnava kishte pritur në takim përfaqësuesit e organizatës “Liria ka Emër”, të kryesuar nga Eliza Hoxha, ku kishte shprehur mbështetjen e tij për organizimin e marshit.

Marshi do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në shenjë solidariteti me ish-krerët dhe ish-pjesëtarët e UÇK-së që po përballen me proces gjyqësor në Hagë.

Ky mbulim ekskluziv nga Gjykata Speciale në Hagë mundësohet nga Edil Project Company.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.