⛅
Tiranë 12°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,732 ▼ -0.05% ETH $2,234 ▲ +0.1% XRP $1.1590 ▼ -3% SOL $89.5300 ▼ -0.98%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Bota

FRANCË – 3,9 tonë kokainë me vlerë 225 milionë euro sekuestrohen në Dunkirk

HAGË/PARIS, 11 shtator /ATSH-DPA/ – Autoritetet franceze dhe holandeze kanë parandaluar futjen në Holandë të 3,9 tonëve kokainë, me një vlerë të përllogaritur prej rreth 225 milionë eurosh.

Droga u zbulua nga doganat franceze në portin e Dunkirkut, gjatë kontrollit të një kontejneri me mbetje plastike që vinte nga Gana.

Kontejneri ishte planifikuar të transportohej më tej drejt portit belg të Anversës.

Operacioni ishte rezultat i një hetimi të përbashkët franko-holandez.

Autoritetet holandeze arrestuan në qytetin e Dordrehtit një person që dyshohet se do të merrej me futjen e kokainës në Holandë.

Hetuesit dyshojnë se një pjesë e ngarkesës ishte destinuar për rrjetin kriminal të holandezit Jos Leijdekkers, një prej figurave të kërkuara të trafikut ndërkombëtar të drogës.

Ai njihet me nofkën “Bolle Jos” dhe prej vitesh është në arrati.

Leijdekkers ndodhet në listën “e më të kërkuarëve” të Europol-it.

Sipas njoftimeve, ai është parë për herë të fundit në Sierra Leone, ndërsa autoritetet holandeze kanë kërkuar ekstradimin e tij.

Sierra Leone nuk po bashkëpunon me kërkesën e Holandës për ekstradim.

Autoritetet holandeze kanë intensifikuar luftën kundër trafikut të kokainës nga Afrika Perëndimore dhe e konsiderojnë Leijdekkers një figurë kyçe jo vetëm në organizimin e dërgesave të drogës, por edhe në nxitjen e përplasjeve të dhunshme mes grupeve kriminale.

Sekuestrimi i fundit vjen pas një tjetër operacioni të madhe në maj, kur marina spanjolle, në bashkëpunim me policinë holandeze, konfiskoi 30 tonë kokainë në brigjet e Afrikës Perëndimore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.