Politika

Vetingu ndaj politikanëve vetëm nga BKH dhe SPAK. S’mund ta bëjë politika

“Vetingu i politikës nuk mund të bëhet nga vetë politikanët”, u shpreh sot kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, duke folur në seancën plenare në Kuvend për propozimin e opozitës për vetingun e politikanëve.

Ky propozim, tha Balla, “ nuk merret me pasurinë e vetë politikanëve. Nuk merret me familjarët e politikanëve, aty ku në fakt fshihen prej vite pasuritë. Dhe nuk merret me dënimin e politikanëve”.

Balla u shpreh se propozimi i opozitës synon në fakt të zbehë rolin e SPAK dhe BKH.

“Ky propozim është një trung ferrash përpara vetingut të vërtetë. E kanë votuar edhe kolegët e juristit Lulzim. SPAK dhe BKH do të hetojnë politikën dhe të gjithë zyrtarë e lartë përfshirë deputetë, ministra, kryeministra dhe presidentë. Dhe po ashtu është ligji i SPAK Lulzim, që merret me hetimin e lidhjeve me krimin e organizuar”, theksoi Balla.

“Për mua Luzlim ti je në veting dhe nuk të kaloj kurrë. Por s’mund ta bëjë unë vetingun tim, tëndin, të Ilir Metës, Edi Ramës. Mund ta bëjë vetëm SPAK dhe BKH”.

Balla nënvizoi se SPAK dhe BKH do të asistohen nga specialistët e partnerëve tanë ndërkombëtarë.

“As ambasadori i SHBA dhe as ai i BE, nuk janë Guvernatorë të Shqipërisë, janë miq të Shqipërisë dhe me votim u kemi dhënë të drejtën që nga dita e parë e krijimit të BKH apo FBI-së së re shqiptare të asistohet nga partnerët tanë ndërkombëtarë. Kjo është një çështje dhe iniciativë që do të marrë të gjithë procedurën e vet parlamentare. Pas muajsh përpjekje për të ndaluar reformën në drejtësi tani që institucionet Kushtetuese po përmbyllin vetingun e atyre që do të përbëjnë SPAK-un dhe BKH-në vjen kjo iniciativë e Luzlim Bashës, e kotë për të dobësuar kompetencat e SPAK dhe BKH”, theksoi Balla.

Lidhur me mos publikimin e propozimit të opozitës përpara seancës së sotme, Balla tha se, “nga foltorja e Kuvendit, aty ku deputetët kanë detyrën primarë të ushtrojnë mandatin e të zgjedhurit të popullit t’i kthej disa përgjigje një juristi mediokër që ndoshta ka ardhur momenti t’i kërkojmë dhe diplomën e juridikut sepse thotë që është jurist”.

“Lulzim Basha, propozimi yt është po aq mediokër sa argumenti yt. Akuzove kreun e Kuvendit që nuk është publikuar sot propozimi yt. Ka një rregullore. Në Kuvend e ke depozituar ditën e premte. Seanca e parë është sot nga dita e premte. A ka dëgjuar njeri të ketë pasur ndonjë seancë tjetër dhe Lulzimit t’i jetë mohuar e drejta e propozimit. Sipas rregullores nisma për rishikimin e Kushtetutës mund të merret nga 1/5-a e anëtarëve të Kuvendit dhe nisma i propozohet anëtarëve nga kryetari në seancën e Kuvendit. Sot iu bë e ditur deputetëve. Në tavolinat e deputetëve janë sot fotokopje të propozimit të firmosur nga juristi Lulzim dhe prej sot sipas rregullores siç ka ndodh gjithmonë pas rivënies së Kuvendit në rrugën e rregullores menjëherë ky material është i aksesueshëm për qytetarët”, u shpreh Balla.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button