🌤️
Tiranë 17°C · Kryesisht kthjellët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $72,852 ▲ +0.19% ETH $2,247 ▲ +0.34% XRP $1.3481 ▼ -0.32% SOL $84.6400 ▲ +0.06%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Politika

Vettingu, Hahn: Katastrofë të mbeteni pa gjyqtarë kompetentë, shtoni studentët e Magjistraturës

Komisioneri Johanes Hahn, në takim me qeverinë shqiptare foli për rëndësinë e avancimit me reformat e ndërmarra në vendin tonë, në kuadër të integrimit europian.
Hahn tha para ministrave se duhet të punojnë me seriozitet e vrull të madh, për t’i bindur të gjithë mbi përparimin e Shqipërisë.

“Më vjen mirë që jemi në një tavolinë me të gjithë ministrat. Duhet të keni parasysh se kjo është një sipërmarrje, ku Shqipëria dhe Bashkimi Europian janë partnerë, pasi të dy palët kanë investuar dhe po investojnë për çuar vendin përpara. Deri në vitin e ardhshëm duhet të punohet me një seriozitet të tillë, që të bindet të gjithë skeptikët, në lidhje me përparimin e Shqipërisë”, deklaroi Hahn.

Komisioneri europian foli edhe për një çështje shumë aktuale në Shqipëri, atë të shtimit të studentëve në magjistraturë, ku aktualisht projektligji ka mbetur pezull, pasi kërkon 2-3/at e votave për t’u miratuar.

“Unë sot e mësova se juve edhe për të shtuar studentë në magjistraturë, duhet të vendosni me 2/3-at. Kjo në fakt nuk më duket aspak normale, pasi duhet hapur rruga që të shtohet prokurorët e gjyqtarët që do të përfshihen në sistemin e drejtësisë në vend dhe do të çojnë përpara reformën e nisur tashmë”, tha Hahn.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.