Politika

Vettingu i politikës, Basha: Nuk pengohet hetimi i familjarëve! S’ka negociata

Lulzim Basha ka deklaruar nga Durrësi se vettingu i politikanëve nuk pengon reformën në drejtësi. Pretendimeve të Partisë Socialiste se projektligji i PD-së për vettingun e politikanëve nuk përfshin familjarët, kryedemokrati Lulzim Basha u është përgjigjur ashpër nga Durrësi.

Kreu i PD tha se vettingu i politikaneve nuk e pengon hetimin e familjareve.

Por pyetja që me të drejtë shtrohet është: Nëse SPAK heton familjarët e polikanëve, pasuritë e tyrë, të njëjten gje mund të bëjë edhe me lidhjet e politikës me krimin.

SPAK-u dhe Byroja e Hetimit e kanë juridiksionin e tyre për të hetuar politikanë, prokuroria sot mund të hetojë çdo familjar, ndaj pretendimi se opozita kërkon vettingun e politikanë që të shmangë hetimin e familjarëve është gënjeshtra më e trashë që ka qarkulluar që nga koha e Adil Çarçanit, për të justifikuar para shqiptarëve pse nuk pranon vettingun politik. Vettingu i politikanëve nuk ka asnjë lidhje dhe asnjë ndikim negativ tek Reforma në Drejtësi . Të gjitha veprimet e vettingunt të politikanëve janë të palidhura me Reformën në Drejtësi. Të thuash që vettingu i politikanëve pengon Reformën në Drejtëi është si të thuash vettingu i policëve pengon Reformën në Drejtësi. E kuptoni sa trashë i presin gënjeshtrat, se sepse u kanë rënë të gjitha alibitë për të mos pranuar iniciativën tonë për të pastruar pastrimin e Kuvendit nga politikanë të lidhur me krimin. Socialistët, Edi Rama i trembet vettingut të politikanëve siç ju tremb dekriminalizimit.

Kryetari i Opozitës paralajmëroi se nuk do të ketë asnjë negociatë me Ramën deri në dekriminalizimin e plotë të institucioneve të shtetit.

Nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë negociatë, asnjë diskutim, asnjë ulje në tavolinë bisedash me Ramën dhe bandën e tij sa kohë që institucionet e vendit janë pushtuar nga krimi dhe politikanë të lidhur me krimin.  Ne do të luftojmë deri në fund për të arritur dekriminalizimin e plotë për të larguar politikanët e lidhur me krimin  nga institucionet e vendit, me çdo mjet dhe çdo formë.

Basha ka hedhur akuza ndaj kryeparlamentarit Gramoz Ruçi, se me urdhër të Ramës nuk po boton online në faqen e paralmentit, pr/ligjin e depozituar nga opozita për vettingun e politikanëve.

Por në fakt kryedemokrati doli blof, pasi pr.ligji ishte publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit

“I bëj sërish thirrje Ruçit, që të publikojë online propozimin e opozitës për vettingun në politikë, …”tha kryedemokrati Basha, ndërsa një nga deputetët ndërhyn duke e informuar se projektligji ishte publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit.

“Ah, u publikua. Atëherë bëj thirrje që të nisë sa më parë procedura parlamentare”, vijoi Basha.

Në fjalën e tij, Basha po ashtu akuzoi kreun e qeverisë se po grabit pronën e konsullatës shqiptare në New York për të ndërtuar një grataçelë në SHBA sidhe u bëri thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë që të refuzojnë me çdo mjet pagesat për Rrugën e Kombit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button