Ekonomia

Viti 2015, importet e karburanteve bien 3.7%

Importet e karburanteve e mbyllën vitin 2015 me një rënie -3.7%, pas një rritje për gati dy vite radhazi. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave më 2015 importet arritën në 463,887 tonë, një vit më parë ishin 481,777 ton. Zhdoganimet e këtij produkti nga ekspertët e fushës kanë rënë për disa arsye. E para lidhet me hyrjen ne treg të prodhimeve vendase.

Përgjatë gjysmës së parë të vitit 2015 nafta e prodhuar nga rafineritë e Ballshit zuri rreth 25 për qind të tregut. Nga të dhënat e doganave në atë periudhë është velur akcizë për afërsisht 10 mijë tonë naftë vendi në muaj. Por sipas të dhënave nga operatoret e tregut 60 për qind e naftës së prodhuar në vend është eksportuar në Kosovë dhe Maqedoni. Ndaj një nga arsyet e uljes së importeve të naftës lidhen edhe me uljen e konsumit nga tregu i brendshëm.

Diferenca në çmimet e pakicës në karburante ndërmjet Shqipërisë dhe vendeve fqinjë si Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia ka bërë që konsumatorët e mëdhenj të furnizohen në këto vende. Por në muajin janar 2016 situata në zhdoganimin e karburanteve ka ndryshuar kah. Mbyllja e rafinerisë së përpunimit të naftës ARMO, ka nxitur rritjen e importove, të cilat gjatë janarit arritën në 35 mijë ose sa dyfishi i muajit janarit 2015.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button