☁️
Tiranë 9°C · Vranët 27 March 2026
S&P 500 6,477 ▼1.74%
DOW 45,960 ▼1.01%
NASDAQ 21,408 ▼2.38%
NAFTA 93.92 ▼0.59%
ARI 4,459 ▲1.89%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $68,675 ▼ -2.02% ETH $2,062 ▼ -2.8% XRP $1.3599 ▼ -1.97% SOL $86.0300 ▼ -3.44%
S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 93.92 ▼0.59 % ARI 4,459 ▲1.89 % S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 93.92 ▼0.59 % ARI 4,459 ▲1.89 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Kronika

Vizita e Papa Françeskut në Tiranë, Vatikani publikon detajet e logos

10457946_344097732422353_6580265112813281248_n-424x350Vatikani ka publikuar detajet e logos që do të shoqërojë vizitën e Papa Françeskut më 21 shtator në Shqipëri.

Vatikani e ka paraqitur këtë logo me anë të një shkrimi, ku sqaron edhe domethënien e detajeve të përzgjedhura për krijimin e kësaj logo.

Në qendër të saj është vënë një person duke ecur, me orientim nga Kryqi. Pranë këmbëve të tij ka gjurmë gjaku, që siç ndodh shpesh edhe në piktura, është simbol i sakrificës dhe vuajtjes.

Në rastin e Shqipërisë, kjo simbolizon vuajtjen e të gjithë martirëve të Kishës Katolike, si dhe të gjithë besimtarëve dhe mosbesimtarëve që kanë vuajtur gjatë regjimit komunist.

Njeriu i personifikuar ecën me të dy krahët përpjetë duke mbajtur lart moton: “Së bashku me Zotin, drejt shpresës që nuk zhgënjen.” Mbi njeriun lartësohet Kryqi, i cili ka 3 shkallë të vogla, simbol i hapave që duhet të bëhen për të arritur atje. Ndërsa mbi Kryq janë rrezet e diellit që përfaqësojnë shpresën. Një rëndësi e madhe i është dhënë fjalës ‘së bashku’ e cila përfaqëson bashkëpunimin me njerëz të tjerë që kanë qëllime të mira.

Ata kanë vënë në dukje edhe fjalët ‘nuk zhgënjen’, sepse Shqipëria ka dalë nga regjimi komunist, i cili e ka shtypur fenë. Zoti paraqitet në këtë rast si një shpresë që nuk zhgënjen kurrë.

Në logo janë përzgjedhur jo pa qëllim edhe ngjyrat. E zeza dhe e kuqja janë ngjyrat e flamurit shqiptar. Ndërsa rrezet e verdha dhe sfondi përfaqësojnë flamurin e Vatikanit. Ngjyrat e flamujve janë vënë së bashku për të theksuar këtë vizitë si një shenjë uniteti.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.