☁️
Tiranë 7°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 102.83 ▼0.05%
ARI 4,605 ▲1.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $67,680 ▲ +0.28% ETH $2,064 ▲ +0.8% XRP $1.3229 ▼ -2.15% SOL $83.7100 ▲ +0.07%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 102.83 ▼0.05 % ARI 4,605 ▲1.05 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 102.83 ▼0.05 % ARI 4,605 ▲1.05 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Qeveritare

Vizita e Papës në Shqipëri, nis rikonstruksioni i segmentit rrugor Tiranë-Rinas

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto deklaroi të shtunën se do të nisë rikonstruksioni i segmentit rrugor nga Tirana në Kashar dhe Rinas.

haxhinasto

Projeti për rikontruksionin e këtij segmenti nga Tirana në Kashar dhe Rinas do ti ndryshojë parametrat e kësaj rruge. Kjo përkon edhe me vizitën që do të ketë së shpejti në Shqipëri edhe Papa Françesku.
“Ne jemi në një proces të vazhdueshëm për sjelljen në standarde të rrugëve të Shqipërisë, rrugët që janë në proces, rrugët që janë përfunduar, por edhe rrugët e reja që do të realizohen sipas standardit të cilin jemi duke e miratuar edhe formalisht, pasi nuk ka egzistuar një standard i tillë”, tha Haxhinasto.

Sipas tij “ky standard është në përputhje me atë evropian, që do të thotë parametra në aspektet fizike të rrugës, por veçanërisht në aspektet e sigurisë së rrugës”.

“Ne synojmë që kjo tendencë pozitive që ka filluar për përmirësimin e rrugëve tona, për përmirësimin e sinjalistikës që ka dhënë impakt të drejtëpërdrejtë në uljen e aksidenteve në rrugët e Shqipërisë të vazhdoj edhe më tej me qëllim që të shpëtojmë sa më shumë jetë të qytetarëve, të ofrojmë sa më shumë shërbim të mirë të transportit dhe sigurisht të integrohemi edhe me cilësinë e sinjalistikës e parametrave të tjerë të infrastrukturës tonë rrugore edhe me Evropën”, tha Haxhinasto.

Në kuadër të 10 vjetorit të LSI-së, ministri Haxhinasto së bashku me anëtarë të LRI-së, pastruan disa mbikalime në Tiranë. I pyetur nga mediat lidhur me arrestimin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, ministri Haxhinasto tha se “kur flet drejtësia politika duhet të heshtë”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.