☁️
Tiranë 5°C · Vranët 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.18 ▲7.09%
ARI 4,521 ▲2.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,219 ▼ -3.6% ETH $1,989 ▼ -3.24% XRP $1.3272 ▼ -2.62% SOL $82.5800 ▼ -4.24%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.18 ▲7.09 % ARI 4,521 ▲2.55 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.18 ▲7.09 % ARI 4,521 ▲2.55 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Vizita e Papës, qeveria u jep 600 milionë lekë ministrive

papa-Francesco_1-260x320Fonde në kuadër të vizitës së Papa Françeskut në Shqipëri. Qeveria miratoi dje fonde për ministritë përgjegjëse që merren me organizimin e pritjes dhe qëndrimit të Atit të Shenjtë në vendin tonë. Në mbledhjen e djeshme u dha një shtesë fondi prej 220 milionë lekësh të vjetra në buxhetin e vitit 2014, për Ministrinë e Transportit, fond ky që do të përdoret për rikonstruksionin e rrugës në Bubq. “Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës, në buxhetin e miratuar për vitin 2014, t’i shtohet fondi prej 22 709 962 lekësh, për Autoritetin Rrugor Shqiptar, për mbulimin e shpenzimeve që do të kryhen për rikonstruksionin e rrugës pranë shoqatës ‘Petania’, në Bubq, në kuadër të organizimit të punëve në vijim të ardhjes në Shqipëri të Papa Françeskut”, thuhet në VKM. Një shtim fondi do të ketë dhe Ministria e Kulturës për realizimin e dekorit të ceremonialit të kësaj vizite. “Ministrisë së Kulturës, në buxhetin e miratuar për vitin 2014, t’i shtohet fondi prej 39 530 820 lekësh, me qëllim mbulimin financiar të realizimit të dekorit, brandimit dhe aspekteve organizative për realizimin e ceremonialit të vizitës së Papa Françeskut në Tiranë, më 21 shtator 2014”, thuhet në VKM.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.