Kronika

Vjedhja në BSH- Arrestohet ish-drejtori i qendrës së emisionit, Dorian Çollaku

Drejtoria-e-Policise-Tirane--525x350Policia e Tiranës ka arrestuar mëngjesin e sotëm shtetasin, Dorian Çollaku, ish-Drejtor i Drejtorisë së Qendrës së Emisionit në Bankën e Shqipërisë, pasi dyshohet se ka konsumuar veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Sipas njoftimit të Policisë, mësohet se arrestimi i Çollakut erdhi si rezultat i urdhërit të ndalimit që Prokuroria e Përgjithshme lëshoi mbrëmjen e djeshme në ngarkim të shtetasit Dorian Reshit Çollaku, 34 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale të “Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën” dhe “Shpërdorimit të detyrës”.

Sipas Prokurorisë së Përgjithshme, Çollaku është bashkëfajtor në vjedhjen e Thesarit të Shtetit, pasi nuk ka respektuar siç duhet rregulloren dhe nuk ka kryer funksionin e tij si drejtor i Thesarit të Shtetit.

Çollaku ka hyrë në Departamentin e Emisionit në muajin shtator 2011. Ish-drejtori i Thesarit të shtetit në Linzë, është shkarkuar 4 ditë më parë nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, së bashku me Eduard Sinanin, ish-drejtor i Departamentit të Sigurisë.

Me ndalimin e Çollakut shkon në 10 numri i personave të ndalur që dyshohet të jenë përfshirë në skandalin e vjedhjes së 713 milion lekëve të reja në Bankën e Shqipërisë. Vjedhja u zbulua në kohën kur një komision i ngritur nga Banka e Shqipërisë do të bënte inventarizimin e parave që ishin nxjerrë nga qarkullimi apo atyre që ishin gati të hidheshin në qarkullim. Në pamundësi për të bllokuar kontrollin, përgjegjësi i sektorit të Arkës Stok, Ardian Bitraj ka pranuar se ka zhdukur miliarda lekë, madje duke shokuar dhe anëtarët e komisionit, teksa u ka shpjeguar mënyrën sesi arrinte t’i merrte paratë, duke thënë ndër të tjera se ka pasur ditë kur dilte nga godina me 10 milionë lekë të fshehura në trup.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button