☁️
Tiranë 12°C · Vranët 25 March 2026
S&P 500 6,600 ▲0.67%
DOW 46,448 ▲0.7%
NASDAQ 21,960 ▲0.91%
NAFTA 90.11 ▼2.43%
ARI 4,556 ▲3.5%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $70,786 ▲ +2.27% ETH $2,163 ▲ +2.67% XRP $1.4116 ▲ +1.69% SOL $91.7100 ▲ +2.92%
S&P 500 6,600 ▲0.67 % DOW 46,448 ▲0.7 % NASDAQ 21,960 ▲0.91 % NAFTA 90.11 ▼2.43 % ARI 4,556 ▲3.5 % S&P 500 6,600 ▲0.67 % DOW 46,448 ▲0.7 % NASDAQ 21,960 ▲0.91 % NAFTA 90.11 ▼2.43 % ARI 4,556 ▲3.5 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Politika

Vlahutin: BE ka shumë për të mësuar nga Ballkani

Ekstremizmi i dhunshëm dhe kërcënimet që i kanosen Europës nga Ballkani Perëndimor, kanë qënë në qendër të vëmendjes së ambasadores së BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin.

“Nëse 25 vite më parë, në kohen e luftrave në ish-Jugosllavi, Ballkani Perëndimor është përshkruar si oborri i pasëm i Europës, ditët e sotme është shumë e qartë dhe në terma sigurie, ky rajon është kthyer në vemendjen e Europës dhe një portë hyrëse e mundshme, për shumë kërcënime për Bashkimin Europian”, tha Vlahutin.

E pranishme në punimet e seminarit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm që po mbahet në Tiranë, me praninë e delegacioneve nga të gjitha vendet e Rajonit, ambasadorja Vlahutin, ka theksuar se Ballkani Perëndimor ka shumë për të mësuar nga BE, ashtu siç dhe BE ka për të mësuar nga ky rajon.

“Një nga ato në veçanti është bashkëjetesa fetare. Nuk po flas për tolerancë por bashkëjetesë të vërtetë dhe në këtë drejtim Bakllkani Perëndimor është i veçante dhe Shqipëria më e vecantë së të tjerat. Shqiptarët janë shumë të njohur për mikpritjen e tyre dhe mbrojtjen që i japin mikut është një çështje nderi këtu. Vetëm për t’ju dhënë një shembull. Për shumë shekuj familjet katolike mbanin një komplet të veçante ushqimi për miqtë e tyre që ishin musliman, në mënyrë që ushqimi të mos perziheshe. Shqipëria është një vend ku pjestarët e besimeve të ndryshme fetare nuk bëjnë dallime se si njerëzit sillen apo trajtojnë njëri-tjetrin. Kjo është një kulture dhe traditë që duhet mbrojtur, respektuar dhe marr shembull”, u shpreh Vlahutin.

Seminari i iniciuar nga Bashkimi Europian ka për qëllim thellimin e bashkëpunimit mes vendeve të rajonit në atë që cilësohet sfida më e rëndësishme sot në botë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.