Kosova

Vlerësohet bashkëpunimi ndërmjet Policisë dhe KFOR-it

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, ka pritur në takim komandantin e karabinierëve italian në kuadër të KFOR-it në Kosovë, kolonel, Francesco Maria Chiaravalloti.

Në këtë takim u diskutua lidhur me çështjen e sigurisë së qytetarët e Republikës së Kosovës dhe sundimin e rendit dhe ligjit, si dhe për bashkëpunimin e shkëlqyer në mes të Policisë së Kosovës dhe karabinierëve italian të KFOR-it në Kosovë.

Ministri Hyseni dhe koloneli Chiaravalloti biseduan po ashtu në detaje çështjet e bashkëpunimit ndërkufitar me vendet fqinje në ruajtjen e qetësisë dhe sigurisë.

Po ashtu, u bisedua edhe për progresin që Kosova ka bërë në luftimin e krimit të organizuar dhe të korrupsionit, si dhe ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit.

Ministri Hyseni dhe Koloneli Chiaravalloti e vlerësuan lartë shkallën e bashkëpunimit në mes të Policisë së Kosovës dhe KFOR-it.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button