☁️
Tiranë 9°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 102.07 ▲0.68%
ARI 4,730 ▲1.1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,071 ▲ +0.97% ETH $2,102 ▲ +2.74% XRP $1.3403 ▲ +0.78% SOL $83.0000 ▼ -0.28%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 102.07 ▲0.68 % ARI 4,730 ▲1.1 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 102.07 ▲0.68 % ARI 4,730 ▲1.1 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Kronika

Vlora 7 ditë luftë me flakët, drejtori i zjarrfikëseve: Zonat e banuara nuk rrezikohen

Vatrat e zjarrit në zonën e Karaburunit janë në ditën e shtatë! Situata vijon të jetë e njëjtë edhe pse dhjetëra forca të ushtrisë janë dërguar për të ndihmuar zjarrfikësit në vatrat e zjarrit. Ditën e djeshme u bë e mundur neutralizimi i zjarrit afër banesave te fshatit Dukat i Ri, ndërkohë që sot në lartësinë e malit të Karaburunit ku flakët janë prezente është e pamundur të ndërhyhet nga terreni ndaj kërkohet ndërhyrja nga ajri.

Vijon të jetë aktiv vatra e zjarrit mbi fshatin Tragjas, i cili është aktiv por që nuk rrezikon banesa vetëm shkurre dhe pemë. Po ashtu dhe në fshatin Kuç sipërfaqe të mëdha me shkurre vijojnë të digjen.

Kastriot Bega, drejtor i zjarrfikëseve ne bashkinë e Vlorës u shpreh se aktualisht janë aktive vatrat e zjarrit në Karaburun dhe në malin e Tragjasit, por pavarësisht punës të madhe të bërë fikja e zjarrit është e pamundur.

“Aktualisht vatrat e zjarrit janë në Karaburun dhe ne malin e Tragjasit. Në Karaburun po punon një pjesë e mirë e Forcave të Armatosura, personeli i mbrojtjes së mjediseve, të cilët kanë bërë të pamundurën për fikjen e zjarrit. Në ndihmën tonë është edhe një helikopter i ushtrisë.

Temperaturat e larta bëjnë që zjarri të jetë i vështirë dhe të mos fiket. Prej katër muajsh nuk bien shira dhe e bën të pamundur fikjen e zjarrit. Po punohet me kapacitete maksimale, edhe pse jemi munduar është e pamundur fikja e zjarrit”,u shpreh drejtori i zjarrfikësve.

Bega tregon vështirësitë që ata kanë hasur për shkak të terrenit të vështirë: “Ne kemi arritur me shumë vështirësi, duke ikur 2 ose 3 orë në këmbë. Kemi vajtur deri në vatrën e zjarrit, por temperaturat nuk na favorizojnë”.

Zjarret janë rreth 2 ose 3 km, ndërsa zonat e banuara nuk janë të rrezikuara, sepse në shërbimin e tyre janë vendosur zjarrfikëset thotë Bega, duke shtuar më tej: “Duke pasur një mbështetje të fortë ajrore do t’ia arrijmë qëllimin e fikjes së zjarreve ne Karaburun”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.