Kronika

Vlorë, aksioni kundër vjedhjes së energjisë, në pranga 4 punonjës të OSHE

pranga1Katër punonjës të zyrës së OSHEE-së në Vlorë janë vënë në pranganë kuadër të aksionit kundër vjedhjes së energjisë dhe ndërprerjes së lidhjeve të paligjshme.

Lajmin e konfirmojnë autoritetet lokale, sipas të cilave katër punonjësit akuzohen se kanë abuzuar me anë të detyrës.

Të vendosur në nënstacionin e TEC-it të Vlorës, ata kanë vjedhur një sasi kabllosh të energjisë, duke mundësuar kështu lidhje ilegale.

Burimet zyrtare saktësojnë më tej se, personat në fjalë janë identifikuar si shtetasit Kujtim Cenaj, Fadil Kapllani, Agron Ballesha dhe Mihallaq Kondakçi.

Në komunikimin e saj të fundit me mediat, që daton ditën e premte, Policia e Shtetit publikoi rezultatet e operacionit të asaj dite kundër vjedhjes së energjisë.

Kështu, pas kontrolleve të përbashkëta me OSHEE-në në mbarë vendin, policia gjatë ditës së premte u arrestuan 8 persona, ndërsa 7 të tjerë u shpallën në kërkim.

Gjithashtu, Policia e Shtetit njoftoi se në të njëjtën ditë ishte arrestuar edhe një punonjës i OSHEE-së. Policia e Shtetit shtoi se gjatë aksionit ishin ndërprerë 766 lidhje të paligjshme të energjisë dhe abonentëve debitorë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button