☁️
Tiranë 10°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 100.14 ▼1.22%
ARI 4,731 ▲1.11%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $69,002 ▲ +2.3% ETH $2,146 ▲ +4.22% XRP $1.3593 ▲ +2.38% SOL $84.4700 ▲ +1.56%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 100.14 ▼1.22 % ARI 4,731 ▲1.11 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 100.14 ▼1.22 % ARI 4,731 ▲1.11 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Kronika

Vlorë, arrestohet vrasësi me pagesë

Arrestohet në kohë nga Policia e Vlorës vrasësi me pagesë, i cili kishte planifikuar të kryente krimin e radhës. Sipas burimeve zyrtare ka rënë në pranga Luka Sherifi, i cili në këmbim të 15 mijë eurove ka tentuar të ekzekutojë 53-vjeçarin Lahe Jazaj.

vrasjetiraneGjithashtu në pranga kanë rënë Ledion Muho 24 vjeç  e Mesin Alliaj 56 vjeç , banues në fshatin Gjormë të Vlorës.

Sipas policisë të arrestuarit rreth orës 17.25, të pasdites së djeshme u kapën me mjetin tip “Land Rover”, në drejtim të fshatit Lepenicë, të cilët ishin nisur për të vrarë 54-vjeçarin Jazaj, ku ky i fundit në vitin 2003, ka vrarë vëllanë e Mesinit dhe ka kryer dënimin prej 10 vite burg.

Dyshohet se porositësi i vrasjes ka qenë Mersin Alliaj 56 vjeç. Në cilësinë e provës materiale, policia ka sekuestruar armën e krimit, një automatik kallashnikov dhe një krerë me fishek, një çantë në të cilën autori kishte maska, dorashka, ushqime dhe veshmbathje rezervë pasi survejonte prej ditësh banesën e personit që do vriste, ndërsa i është gjetur edhe një skicë e banesës dhe e vendit nga do të largohej personi.

Një vit më parë është tentuar të vritet me të njëjtën skemë djali i shtetasit Lahe Jazaj, Misto Jazaj, 17 vjeç. Ngjarja daton që prej 23 majit 2003, kur Lahe Jazaj ka vrarë shtetasin Bujar Alliaj, vëllanë e porositësit.  Për këtë krim autori u dënua me 17 vjet burg dhe dy vjet më parë përfundoi dënimin. Policia mendon se gjakmarrja ishte planifikuar të ndodhte në prag të përvjetorit vrasjes së vëllait.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.