☀️
Tiranë 5°C · Kthjellët 30 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.11 ▲1.48%
ARI 4,543 ▲0.41%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,545 ▲ +1.12% ETH $2,049 ▲ +2.16% XRP $1.3543 ▲ +1.53% SOL $83.7600 ▲ +1.23%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.11 ▲1.48 % ARI 4,543 ▲0.41 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.11 ▲1.48 % ARI 4,543 ▲0.41 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Zgjedhjet lokale 2015

Vlorë-Leli: Sjellja jonë me mjedisin, përcakton mënyrën si do na gjykojnë brezat

“Sjellja jonë me mjedisin dhe ambientin që na rrethon, do të përcaktojë mënyrën se si do të na shikojnë dhe gjykojnë brezat që do të vijnë”, u shpreh mes të tjerash kandidati i Partisë Socialiste dhe Aleancës për Shqipërinë Evropiane, për kryetar të Bashkisë së Vlorës në zgjedhjet e 21 Qershorit, Dritan Leli, gjatë një takimi me përfaqësues të shoqatave mjedisore.

Duke prezantuar programin e tij për mjedisin, Leli u ndal tek çështje konkrete të platformës së tij në këtë fushë, për mandatin e ardhshëm.

Ai sqaroi se, politikat mjedisore janë të ndara në dy shtylla, të mëdha, apo platforma ambienti dhe edukimi ambiental. Në këtë drejtim, ai theksoi se prioritete do të jenë rritja e sipërfaqeve të gjelbëruara, pyllëzimi dhe pastrimi i mbeturinave në mënyrë më efiçente.

“Gjatë sezonit turistik, kur shtohet numri i banorëve të qytetit shërbimet e bashkisë do të shtojnë orët e punës për të arritur një eficiencë sa më maksimale”, theksoi Leli.leli1

Kandidati i Aleancës për Shqipërinë Evropiane garantoi të pranishmit se, pikënisja e politikave të zhvillimit të territorit do të jetë mbështetja e projekteve për edukimin e fëmijëve në shkolla, duke ndërthurur vlerat ambientale dhe ato kulturore.

Nga ana e tij, Zamir Dedej, drejtor i Agjencisë së Zonave të Mbrojtura, u ndal tek rëndësia që ka mbrojtja mjedisore, duke theksuar se këtë gjë, nuk mund ta bëjë askush më mirë se doktor Dritan Leli.

“Projektimi dhe transformimi i hapësirave publike në drejtimin e duhur, me qëllim vlerësimin e të mirave mjedisore do të kthehet në një motor progresi ambiental, por edhe ekonomik”, premtoi në përfundim të takimit kandidati i ASHE-së për kreun e Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.