Kronika
Vlorë, procedim Gjergjit; konfiskohen 33 hektarë tokë
Prokuroria e Vlorës ka njoftuar këtë të martë nisjen e procedimit penal ndaj shtetasit Lefter Gjergji, i akuzuar për falsifikim dokumentesh dhe pastrim parash.
Në kuadër të këtij procedimi, vijon njoftimi, është vendosur edhe masa e sekuestros preventive për 33 hektarë tokë në zonën e Palasës.
Prona në fjalë, e pretenduar nga shtetasi Gjergji, dyshohet se është siguruar përmes aktiviteteve kriminale dhe vlera e saj arrin deri në 33 milionë euro, vijon njoftimi zyrtar.