Vlorë, sekuestrohen 480 kg kanabis në një banesë të pabanuar
Rreth 480 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa është sekuestruar nga policia e Vlorës gjatë një operacioni të ushtruar gjatë ditës së sotme në fshatin Vajzë.
Policia ka bërë të ditur se lënda narkotike është gjetur në një banesë të pabanuar në hyrje të këtij fshati.
Forcat e policisë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e poseduesit të drogës.




Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.