Maqedonia
VMRO-DPMNE: Nuk na pengojnë përmendoret e shqiptarëve
VMRO-DPMNE kërkon nga kryetari i komunës Qendër të qytetit të Shkupit, Andrej Zhernovski, që t’i vendosë përmendoret e shqiptarëve, pasi që nuk u pengon asgjë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Këtë porosi, VMRO-DPMNE-ja ia dërgon Zhernovskit, pas deklaratës së këtij të fundit, se do t’i kërkojë Qeverisë tërheqjen e vendimit për transportin e tre përmendoreve të shqiptarëve.
VMRO-DPMNE-ja thotë se nuk do ta sulmojnë Zhernovskin, pasi që nuk u pengojnë përmendoret, ashtu siç nuk u kanë penguar as përmendorja e Nënë Terezës dhe Skënderbeut.
Sipas tyre, këto tre përmendore nuk janë dhe nuk mund të jenë provokim për maqedonasit, ashtu siç nuk janë provokim për shqiptarët, përmendoret e Nikolla Karevit, Todor Aleksandrovit, e të tjerëve, të vendosura nëpër Shkup dhe Maqedoni.