☁️
Tiranë 11°C · Vranët 13 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 104.55 ▲8.26%
ARI 4,676 ▼2.33%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $70,780 ▼ -2.96% ETH $2,194 ▼ -3.75% XRP $1.3260 ▼ -1.95% SOL $81.8100 ▼ -3.32%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 104.55 ▲8.26 % ARI 4,676 ▼2.33 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 104.55 ▲8.26 % ARI 4,676 ▼2.33 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
13 Apr 2026
Breaking
Rajoni

Vojsllav Sheshel: Nikolliqi e Vuçiqi, bashkëpunëtorë të mi në krime lufte

I akuzuari i Hagës, Vojisllav Sheshel, në një intervistë për TV FACE të Sarajevës deklaroi se “Srebrenica është kyçi i komprometimit serb dhe se është e rëndësishme të thuhet se Srebrenica është pika më e errët në anën serbe”.
vojsllav-sheshel-nikolliqi-e-vu-ccedil-iqi-bashk-euml-pun-euml-tor-euml-t-euml-mi-n-euml-krime-lufte_hd“Unë nuk e kontestoj krimin në Srebrenicë, vetëm them se nuk është gjenocid”, thotë ai. “Kanë qenë tre kampe në Prijedor ku njerëzit janë vrarë, torturuar dhe plaçkitur. Këta ishin civilë. Unë nuk i kontestoj krimet në Prijedor, nuk e kontestoj krimin në Srebrenicë, nuk dua ta kontestoj asnjë krim”.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me rolin në luftë të kryetarit aktual serb Tomisllav Nikolliq dhe të kryeministrit serb Aleksandar Vuçiç, Sheshel tha direkt se “në qoftë se ai është një kriminel lufte, atëherë janë edhe Nikolliqi dhe Vuçiqi”.

“Nikolliqi ishte vullnetar në Sllavoninë Lindore dhe për merita në luftë është avancuar në gradën Vojvodë çetnik. Vuçiq ishte vullnetar në varrezat hebraike (në Sarajevë), tek Sllavko Alleksiç. Vuçiq i ka dhënë gjithmonë deklaratat më ekstreme nga unë. Unë kurrë nuk kam thënë që për vrasjen e një serbi të vriten 100 myslimanë. Vuçiqi këtë e ka thënë”.

Në pyetjen e përsëritur se a do të kthehet në Hagë, Shesheli tha se nuk do të kthehet vullnetarisht.

“Nëse Nikoliq dhe Vuçiq më arrestojnë, si bashkëpjesëmarrës të mi të drejtpërdrejtë në krime lufte, atëherë çfarë mund të bëj”!

Në fillim të intervistës, kur u pyet për të shpjeguar paradoksin që ishte dikur doktori i shkencave juridike, më i riu në Jugosllavi e që u bë një nacionalist, Sheshel tha se nacionalizmin e ka fituar në familje.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.