Vrasja e bankierit Santo, Lihen të lirë dy të shoqëruarit nga Lezha dhe dy kushërinjtë nga Fushë Kruja
Policia e Shtetit vijon imtësisht hetimet për zbardhjen e identitetit dhe kapjen e dy autorëve që kryen atentatin mafioz në zemër të kryeqytetit ditën e premte, duke ekzektuar bankierin Artan Santo, ndërsa bëhet me dije se janë liruar 4 prej të shoqëruarve, të cilët ishin edhe të dyshuar paraprak pë ngjarjen.
Kështu, burime policore kanë konfirmuar se pas marrjes në pyetje, dy kushërinjtë nga Lezha, Bledar dhe Kreshnik Tushaj janë lënë të lirë. Emrat dy kushërinjve dolën gjatë marrjes në pyetje të ish-pronarit të motorit me të cilin dyshohet se është kryer krimi, por edhe të pronarit të servisit ku dyshohet se u modifikua motori me të cilën lëvizën vrasësit e Santos mëngjesin e 25 qershorit, ditën kur dy atentatorët i morën jetën. Së bashku me dy kushurinjtë nga Lezha janë lënë të lirë edhe vëllezërit Sajmir dhe Klodian Gjozi, pasi alibia e tyre është plotë dhe nuk është krijuar dyshimi i arsyeshëm për përfshirjen e tyre në ngjarje.
Burime nga Policia bëjnë të ditur se uniformat blu po kryejnë hetime në të gjithë zonën ku dyshohet.
Gjithashtu, policia po heton të historikun e hyrjeve dhe daljeve në kufirin shqiptar, për t’u kuptuar periudhën dhe emrat e personave që kanë importuar motorr të ngjashëm, si dhe kanë analizuar lëvizjet e disa prej motorrave të ngjashëm për të kuptuar nëse kanë ose jo lidhje me ngjarjen.
Një hetim tjetër është shtrirë edhe në lidhje me investimet e të ndjerit jashtë vendit, por dhe konfliketet e tij brenda vendit. Burime Policore bënë të ditur se po punohet me intensitet të plotë dhe nuk është përjashtuar asnjë prej pistave të mundëshme që kanë çuar në kryerjen e krimit. Madje, vetë Prokurori i Përgjithshëm ka zhvilluar gjatë mëngjesit të së shtunës një sër takimesh.
Fillimisht
mishtLlalla u takuan në prokurorinë e Tiranës me grupin e hetimit që është ngarkuar për të zbardhur çështjen. Në takimin që zgjati për rreth 1 orë, ishin të pranishëm 4 prokurorët që po hetojnë çështjen Albert Nela, Petrit Fusha, Adriatik Cami dhe Dritan Nushi. Mësohet se këta të fundit kanë informuar Llallën mbi pistat e hetimit për ngjarjen e rëndë. Takimi u zhvillua me dyer të mbyllura.
Pas kësaj, Llalla takoi edhe Kreu e Shërbimit Informativ Shetëtor për të shkëmbyer informacion të rëndëssihëm me ngjarjen. Takimi zgjati rreth 1 e 30 minuta dhe burime nga prokuroria u treguan mjaft të rezervuara mbi përmbajtjen e takimit, ndërsa mësohet se kryefjalë e takimit ka qenë informacionin që SHISH ka lidhur me ngjarjen, i cili do të ndihmonte në idenitetin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes së rëndë që shokoi kryeqytetin dy ditë më parë.