⛈️
Tiranë 23°C · Stuhi 12 September 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 100.05 ▼2.37%
ARI 4,409 ▲0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082 EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082
₿ CRYPTO
BTC $77,452 ▼ -1.62% ETH $2,540 ▼ -2.57% XRP $1.3706 ▼ -1.64% SOL $102.0100 ▼ -1.22%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 %
EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082 EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082
12 Sep 2026
Breaking
Politika

Rama reagon sërish për pagat e gjyqtarëve: I duan rritjet që nga prilli 2023, “prapambetjet” shkojnë në 130.5

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me vendimin e Gjykatës Administrative për pagat e gjyqtarëve, duke e cilësuar si një vendimmarrje të pazakontë.

Në një postim në platformën “X”, Rama thotë se vendimi nuk lidhet vetëm me rritjen e menjëhershme të pagave me 51%, por edhe me kërkesën për pagesa të prapambetura që prej prillit 2023.

Sipas Ramës, nëse kjo kërkesë do të zbatohej, shuma e detyrimeve të prapambetura do të arrinte në rreth 130.5 milionë euro, ndërsa kryeministri vë në pikëpyetje mënyrën dhe bazën e kësaj vendimmarrjeje.

“Ndjesë për informimin e pjesshëm mbi kuturisjen e djeshme të Gjykatës Administrative, e cila përmes sigurimit të parë të padisë në historinë botërore jo për të ndaluar një akt po për të kryer një akt, nuk kërkon vetëm rritjen e menjëhershme të pagave me 51% për gjykatësit, po edhe “të prapambeturat” që nga prilli 2023, sepse sipas tyre pagat duhet t’u ishin rritur që atëherë aq sa duan t’i rrisin vetë tani.

Gjeni në tabelën bashkëngjitur sa do të merrte çdo gjykatës personalisht në dorë nesër si shumë të prapambetur, sikur ministri i financave të shkelte ligjin dhe të shkonte pas berihajit të kësaj vendimmarrjeje ekstra-parlamentare”, shkruan Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.