☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 06 Nëntor 2026
S&P 500 7,354 ▼4.36%
DOW 51,523 ▼3.44%
NASDAQ 24,315 ▼5.52%
NAFTA 90.37 ▼0.17%
ARI 4,073 ▼0.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
₿ CRYPTO
BTC $76,022 ▼ -4.59% ETH $2,238 ▼ -6.53% XRP $1.1903 ▼ -8.77% SOL $90.2200 ▼ -5.33%
S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 90.37 ▼0.17 % ARI 4,073 ▼0.98 % S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 90.37 ▼0.17 % ARI 4,073 ▼0.98 %
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
06 Nën 2026
Breaking
Bota

Zbulohet mekanizmi i plakjes: Cila është molekula që mund të “rinojë” qelizat?

– Me kalimin e moshës, qelizat e trupit humbasin gradualisht një pjesë të aftësisë së tyre për të funksionuar normalisht, sipas revistës shkencore “Nature”.

Një rol të rëndësishëm në këtë proces duket se kanë mitokondritë, strukturat brenda qelizave që prodhojnë pjesën më të madhe të energjisë së nevojshme për funksionimin e tyre.

Një studim i ri ka identifikuar një mekanizëm, që mund të kontribuojë në plakjen e mitokondrive.

Studiuesit zbuluan se me kalimin e moshës, pakësohet prodhimi i një molekule të quajtur fosfatidilkolinë, një lloj yndyre që është një përbërës kryesor i membranave të qelizave dhe të vetë mitokondrive.

Kur nivelet e fosfatidilkolinës bien, rrjeti i mitokondrive bëhet më i çrregullt dhe më i fragmentuar.

Si pasojë, mitokondritë duket se e kanë më të vështirë të përshtaten, kur qeliza ka nevojë për më shumë energji.

Çfarë bënë studiuesit?

Studimi nuk u krye vetëm te njerëzit.

Shkencëtarët përdorën disa modele dhe metoda, krimba të species “Caenorhabditis elegans”, një organizëm shumë i përdorur në kërkimet mbi plakjen; qeliza njerëzore në laborator; të dhëna biologjike dhe molekulare nga njerëzit dhe analiza të proteinave, yndyrave dhe ndryshimeve gjenetike, për të kuptuar se çfarë ndodh me mitokondritë gjatë plakjes.

Studiuesit vunë re se prodhimi i fosfatidilkolinës pakësohej me moshën në këto sisteme dhe se kjo lidhej me dëmtimin gradual të rrjetit mitokondrial.

Më pas, ata ndërhynë te krimbat e moshuar duke rritur nivelet e fosfatidilkolinës përmes ushqimit.

Ata përdorën gjithashtu kolinë, një lëndë ushqyese nga e cila organizmi mund të prodhojë fosfatidilkolinë.

Rezultati ishte interesant, mitokondritë e krimbave të moshuar rifituan një strukturë më të ngjashme me atë të moshave më të reja dhe u përmirësua aftësia e tyre për t’iu përshtatur kërkesave metabolike.

Në eksperimentet me qeliza njerëzore u pa gjithashtu përmirësim i aftësisë metabolike të qelizave.

Studimi u drejtua nga dy shkencëtaret Tetiana Poliezhaieva dhe Maria A. Ermolaeva, së bashku me një ekip prej 13 studiuesish.

Pjesa kryesore e kërkimit u krye në Institutin Leibniz për Kërkimin mbi Plakjen – Instituti Fritz Lipmann (FLI) në Jena, Gjermani.

Në studim morën pjesë gjithashtu studiues nga, Shkolla e Mjekësisë e Universitetit Shenzhen, Kinë; Universiteti Graz, Austri; Universiteti Friedrich Schiller, Jena, Gjermani si dhe institucione të tjera kërkimore gjermane.

Çfarë do të thotë kjo për njerëzit?

Këtu duhet bërë kujdes me interpretimin.

Studimi nuk tregon se marrja e fosfatidilkolinës ose kolinës si suplement e ndalon ose e kthen mbrapsht plakjen te njerëzit.

Eksperimenti kryesor që tregoi rikthimin e strukturës së mitokondrive u krye te krimbat, ndërsa te qelizat njerëzore u testuan mekanizma dhe funksione metabolike në laborator.

Ajo që është më e rëndësishme është zbulimi i mekanizmit: rënia e prodhimit të fosfatidilkolinës mund të jetë një nga faktorët që nxit plakjen natyrale të mitokondrive dhe ky proces mund të jetë më i ndryshueshëm nga sa mendohej më parë.

Shkencëtarët nuk kanë zbuluar ende një “kurë kundër plakjes”, por kanë identifikuar një pikë të mundshme ndërhyrjeje, që në të ardhmen mund të studiohet për mënyrën se si ruhet funksioni i qelizave gjatë plakjes. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.