☁️
Tiranë 11°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,842 ▲ +0.77% ETH $2,268 ▲ +1.2% XRP $1.2529 ▲ +0.51% SOL $95.6400 ▼ -0.47%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Kronika

Gjendet e djegur makina e dytë e përdorur nga bashkëpunëtorët e Gentian Çipit pas arratisjes në Greqi, zbulohet pista e r

Një makinë e djegur u gjet mëngjesin e së shtunës në zonën e Volvës, rreth një orë larg Serresit në Greqi, dhe dyshohet se është automjeti i dytë i përdorur nga bashkëpunëtorët e të burgosurit shqiptar, Gentian Cipi, i cili u arratis mbrëmjen e djeshme nga spitali i Serresit.

Mjeti u pikas nga një kalimtar në orët e para të mëngjesit. Ai njoftoi zjarrfikësit, të cilët bënë të mundur shuarjen e flakëve. Vendndodhja e tij konsiderohet kritike për hetimin, pasi mund t’u ofrojë autoriteteve informacion në lidhje me rrugën që ndoqën autorët e krimit pas arratisjes së tyre.

Më herët, një “Nissan Navara” u gjet i braktisur pranë spitalit. Brenda tij, autoritetet gjetën një kallashnikov, një bidon me benzinë dhe targa.
NGJARJA

41-vjeçari shqiptar u arratis pasi persona të armatosur, të maskuar dhe të veshur si efektivë policie, sulmuan eskortën e burgut në ambientet e jashtme të spitalit të Serres. Ata kërcënuan me armë punonjësit e ruajtjes së jashtme, i çarmatosën dhe morën me vete të dënuarin.

E SHKUARA KRIMINALE

Çipi rezulton një person me precendet të rëndë penalë në Shqipëri e në Greqi. Konkretisht ai rezulton i dënuar në Shqipëri në korrik 2024 me 2 vjet burgim për “shkatërrim i pronës me zjarr” e kryer në bashkëpunim dhe në rrethana rënduese. Fillimisht ai ishte hetuar në masën “Arrest në burg” por më pas Gjykata e kishte zbutur masën në “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Garancia pasurore”.

Ai është akuzuar për djegien e një automjeti në 24.04.2023, në lagjen 13, Rr. “Loni Grazhdani” në Korçë.

Më herët, në janar 2023, në kuadër të operacionit “Fijet”, policia procedoi Gentian Cipin për shkak se gjeti të vendosura kamera në mënyrë të paligjshme pranë banesës së tij.

Në 3 shtator 2024, Gentian Çipi hapi zjarr në Pylaia të Selanikut, duke tentuar të vrasë një 25-vjecar grek jashtë një kantine. Greku u plagos me 3 plumba por arriti t’i mbijetojë plagëve, ndërsa Cipi arriti të arratisej.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.