☁️
Tiranë 12°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,747 ▲ +0.34% ETH $2,269 ▲ +0.96% XRP $1.2553 ▼ -0.18% SOL $95.8300 ▼ -1.23%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Politika

Berisha përkujton Azem Hajdarin dhe thërret demokratët në mobilizim: O sot o kurrë! Në sulm!

Në 28-vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përkujtuar figurën e liderit të lëvizjes studentore të Dhjetorit, duke e cilësuar atë si “tribunin legjendar të lirisë” dhe vrasjen e tij si “vrasja e shekullit për kombin shqiptar”.

Përmes një mesazhi të gjatë, Berisha akuzon qeverinë socialiste të vitit 1998 për përgjegjësi në ekzekutimin e Hajdarit, të cilin e cilëson si “atentat terrorist shtetëror”.

Sipas Berishës, vrasja e liderit të lëvizjes studentore ishte një akt hakmarrjeje ndaj një prej figurave kryesore të përmbysjes së sistemit komunist dhe vendosjes së pluralizmit politik në Shqipëri.

Berisha thekson se 28 vite pas vrasjes, kujtimi i Hajdarit vijon të mbetet frymëzues për demokratët dhe shqiptarët. Ai vlerëson kontributin e tij në lëvizjen studentore të Dhjetorit 1990 dhe në proceset demokratike që pasuan rënien e komunizmit.

Në mesazhin e tij, kreu i PD-së e lidh përkujtimin e Hajdarit edhe me situatën aktuale politike, duke u bërë thirrje demokratëve dhe strukturave të opozitës të mobilizohen për rikthimin e asaj që ai e quan “votën e lirë” dhe për fitoren e opozitës.

“Jeta dhe vepra e ndritur e Azem Hajdarit janë kushtrim për çdo demokrat dhe demokrate, anëtarë të thjeshtë, mbështetës të Partisë Demokratike, drejtues të strukturave në të gjitha nivelet e saj”, shkruan Berisha.

Në fund të mesazhit, Berisha përsërit thirrjen për mobilizim politik, duke iu drejtuar demokratëve me sloganin që lidhet me figurën e Hajdarit: “O sot o kurrë! Në sulm! Në sulm! Azem, ti je gjallë!”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.