🌡️
Tiranë 07 April 2026
S&P 500 6,612 ▲0.44%
DOW 46,670 ▲0.36%
NASDAQ 21,996 ▲0.54%
NAFTA 113.38 ▲0.86%
ARI 4,708 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
₿ CRYPTO
BTC $68,857 ▼ -0.56% ETH $2,111 ▼ -1.41% XRP $1.3168 ▼ -1.97% SOL $80.0400 ▼ -2.43%
S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 113.38 ▲0.86 % ARI 4,708 ▲0.49 % S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 113.38 ▲0.86 % ARI 4,708 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
07 Apr 2026
Breaking
Kronika

Vrasja e Kurtit, merren në pyetje familjarët e viktimës së sherrit të fundit

Pas ekzekutimit të Jurgen Kurtit, mbrëmjen e djeshme në hyrje të pallatit të tij në Tiranë, Policia ka marrë në pyetje të gjithë ata persona që kanë konflikte me viktimën.

Ndër ta të dyshuar kryesorë që janë pyetur, janë familjarët e Agim Arapit, pronarit të një picerie në Durrës, 60 vjeç, që u vdiq i rrahur për vdekje nga Kurti dhe nga dy vëllezër me mbiemrin Ekonomi, po ashtu familjarë të Jurgen Kurtit, konkretisht njëri prej të cilëve ishte vjehrri i Kurtit.

Jurgen Kurti i shpëtoi dënimit me burg, sepse për vdekjen e Arapit u akuzuan dy vëllezërit Ekonomi, po njesoj si i shpëtoi drejtësisë edhe në vdekjen e babait të tij me thikë, gjatë një sherri në familjen e tyre vite më parë, në 2016. Vrasjen e mori përsipër daja i Kurtit, që kishte ardhur në shtëpi të mbronte të motrën dhe djalin e saj nga i shoqi i dhunshëm.

Lidhur me viktimën e dytë, ku përsëri protagonist në sherr ishte Jurgen Kurti, bashkëshortja e Agimit Arapit deklaroi pas vrasjes se molla e sherrit që çoi në vdekjen e të shoqit ishte Jurgen Kurti. Ajo tregoi se i shoqi i kërkoi Kurtit, qeranë e tubit të aspirimit dhe ishte pikërisht ai që acaroi situatën.

Por, më pas, dy vëllezërit Ekonomi kishin shkuar në dyqanin e tyre, kishin mbyllur qepenin dhe e kishin masakruar Agimin, ka rrëfyer atëhërë ajo. Gjithçka ishte filmuar nga kamerat e sigurisë, ku Kurti, viktima e sotme, dukej që i thyente hundën me sende të forta Arapit.

Vjollca Arapi i kishte bërë thirrje drejtësisë për burgosjen e Jurgen Kurtit, për të cilin u shpreh se ishte përgjegjës. Pas asaj vrasjeje, Jurgen Kurti u shoqërua nga Policia por sërish më pas u la i lirë dhe u arrestuan dy të akuzuarit e tjerë, Kujtim Ekonomi dhe Konstandin Ekonomi, ku Kujtimi u lirua si i pafajshëm.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.